Rama me aleatët: Të fillojmë fushatën
Krerët e koalicionit "Bashkimi për Ndryshim" u shfaqën dje për herë të parë së bashku në një mëngjes pune, pak orë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së tyre parazgjedhore. Kryetari i PS-së, Edi Rama, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ai i PBDNJ-së Vangjel Dule, i G99 Erjon Veliaj, si dhe numri dy i PDS-së, Artur Duçkallari, zhvilluan një takim për të përcaktuar strategjinë e fushatës së koalicionit në ditët në vijim. Siç edhe vet e deklaruan, synimi është fitorja e zgjedhjeve të 28 qershorit me qëllim për të shkruar një faqe të re për historinë e Shqipërisë.
Burime nga takimi konfirmuan se do të synohet një fushatë ku secila prej partive do të shpallë vlerat e qeverisjes së re, por duke u përqendruar te të gjitha problemet që janë shkaktuar nga qeverisja "Berisha". Të njëjtat burime saktësuan se do të ndiqet me vëmendje çështja e kartave të identitetit, por nuk do jetë e vetmja çështje që do ketë fokusin kryesor të këtij koalicioni. "Vetëm nëse vërehet se në fund do të kemi një situatë kaotike atëherë do të marrim një vendim të përbashkët për qëndrimet e mëtejshme", thanë burimet nga takimi mes pesë krerëve të këtij koalicioni. "Sot, ne fillojmë një rrugëtim si një Bashkim i Ri për Ndryshim, përtej kufijve të partive, me të gjithë qytetarët e qytetaret që duan t‘i japin vendit dhe vetes një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit. Që duan fundin e një historie përditë e më shqetësuese, të një qeverie, e cila është kapur fort pas interesave të një grushti njerëzish", deklaroi kryetari i PS-së, Edi Rama, pas takimit. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, vlerësoi hyrjen e PBDNJ-së në koalicionin e majtë, duke u shprehur se "koalicioni i majtë konsolidohet për një koalicion të gjerë, fitues në vlera, në mesazhet që përcjell dhe në opinionin publik". Nga ana e tij, Vangjel Dule deklaroi se PBDNJ-ja do të japë kontributin e vet për të fituar e majta. "PBDNJ nuk ka në filozofinë e saj kondicionimin. PBDNJ hyn në këtë koalicion me energjinë e vet dhe kapacitetet e veta për të kontribuar në fitore", u shpreh ai. Kreu i G99, Erjon Veliaj, tha se pas 18 vitesh, ky koalicion është alternativa më e mirë që u ofrohet të rinjve. "Të rinjtë e kanë kuptuar që pas 18 vitesh, ata që kanë lindur për herë të parë në 1991, do të gjejnë për herë të parë në një fletë votimi të njëjtën ofertë nga Berisha, me që kishin ditën kur lindën. Ky është apeli për të rinjtë. Kjo është koha jonë dhe këto zgjedhje duhen të jenë tonat", nënvizoi Veliaj. Sakaq, sekretari politik i PDS-së, Artur Duçkallari, shtoi se "Bashkimi për Ndryshim është koalicioni i fitores së 28 qershorit për t‘i dhënë fund qeverisë së kapur nga aferat korruptive". A