Berisha: Pasioni im, të jem politikan i tregut
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, shfaq një pasion të ri, tashmë atë të politikanit të tregut të lirë. Gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore dje në “Sheraton” Kryeministri nuk nguroi të sigurojë investitorët e huaj se tashmë është një politikan tregu. "Siguroj çdo investitor se pasioni im i parë tashmë është që të jem një politikan i tregut, pra të ndihmoj investimet e tyre”, - tha z. Berisha. Për këtë Kryeministri premtoi se asgjë nuk do ta largojë nga objektivi madhor dhe që lidhet "me hartimin e gjithë kuadrit ligjor për të instaluar në këtë vend lehtësitë më të mira për biznesin". I pranishëm në prezantimin e raportit të Bankës Botërore 'Si të bësh biznes 2009', në mjediset e hotel 'Sheraton', Kryeministri nënvizoi se "Banka Botërore e cilësoi Shqipërinë në raportin e saj ndër vendet e para për reformat e ndërmarra dhe unë ju garantoj se qeveria do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të fluturojë në të ardhmen". Berisha falënderoi ministrat, Parlamentin, agjencitë e tjera për mbështetjen e tyre të fortë, duke rritur liritë fiskale dhe duke arritur një ulje drastike të taksave në vend. Kreu i qeverisë veçoi si një tjetër tregues pozitiv eksportet në rritje. “U jemi shumë mirënjohës ndërkombëtarëve dhe i siguroj se këtë e konsiderojmë vetëm si një fazë për të kaluar në një stacion tjetër. Bëjeni këtë vend të fluturojë lart", - theksoi z. Berisha. Shqipëria renditet e dyta ndër vendet që kanë kryer reforma për të lehtësuar bërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-2008, sipas raportit "Si të bësh biznes 2009", botimi i gjashtë i një serie të përvitshme të Bankës Botërore dhe IFC-së. Berisha vuri në dukje se prej tre vitesh, kryeson Task-Force-n për reformën rregullatore dhe se vendosi të bëjë të pamundurën për të marrë çdo vendim për të përshtatur çdo praktikë e cila zgjeron lirinë e tregut në vendin tim.
“Ne, - tha ai, - jemi të privilegjuar nga ekspertiza dhe vlerësimet e larta të Bankës Botërore, USAID-it dhe agjencive të tjera ndërkombëtare”. Para përfaqësuesve të Bankës Botërore, të cilët i cilësoi si ekspertët më të mirë në botë, Kryeministri shprehu bindjen se “fakti që kemi kapërcyer 50 vende brenda një viti, më jep shpresë se do të vazhdojmë me sukses, do të kapërcejmë edhe më shumë vende”. Berisha premtoi se do të bëjë të pamundurën që ky vend të ecë me shpejtësi drejt të ardhmes. Kryeministri pohoi se ky është edhe një vit elektoral për Shqipërinë, por duke siguruar gjithashtu se nuk do ta shmangë dhe nuk do ta bëjë të largohet nga ky objektiv madhor. “Ai do të jetë, sikundër ka qenë, një prioritet i lartë në axhendën time qeveritare. Na u deshën me qindra mbledhje të formulonim me qindra ligje dhe vendime, por do të na duhet shumë punë për të zbatuar këto ligje”, - deklaroi kreu i qeverisë, Sali Berisha. Në takimin e djeshëm ai përmendi disa rezultate të këtyre reformave, nga të cilat veçoi 3 prej tyre: Duke zgjeruar liritë fiskale dhe duke arritur një ulje dramatike të taksave, ne rritëm në mënyrë të ndjeshme të ardhurat. Brenda tre viteve, të ardhurat nga tatimet janë 190 miliardë lekë ose 3.2 miliardë USD, krahasuar me tre vjet më parë. Ne mund t’i tregojmë gjithkujt se si funksionon filozofia jonë dhe liria fiskale dhe se si ato do të ecin në të ardhmen. Gjithashtu, një indeks tjetër që më jep kënaqësi dhe shpresë janë eksportet në rritje. Këtë vit, eksportet shqiptare janë rritur 42 për qind, krahasuar me një vit më parë. “Së treti, lajmin më të bukur në ekonomi e solli gjashtëmujori i parë i këtij viti ku Shqipëria ka një rritje rreth 11 për qind. Të dhënat e fundit tregojnë se kjo rritje filloi në tremujorin e parë me 10.4 – 10.5 për qind dhe këtë tremujor është afërsisht 11 për qind”, - u shpreh Kryeministri Berisha.
Drejtorja rajonale e BB-së: Jemi krenarë për rrugën e Shqipërisë
Drejtorja Rajonale për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, znj. Jane Armitage, shprehu kënaqësinë që ndodhej në Shqipëri për të uruar autoritetet dhe popullin shqiptar për rezultatet në performancën ekonomike. “Është kënaqësi të jem këtu për t’i dhënë urimet Shqipërisë për rezultatet e mrekullueshme, për faktin që jeni një nga 10 performuesit më të mirë në ekonomi. Në fakt jeni numri 2 që keni arritur këtë hov të mrekullueshëm”, - tha ajo. Znj. Armitage shtoi se “besoj se të gjithë ndiheni krenarë dhe të kënaqur kur mësoni se Shqipëria ka kaluar nga vendi i 135-të në vendin e 86-të, një hov i mrekullueshëm brenda një viti”. Sipas saj, kjo do të thotë se Shqipëria është në rrugën e vet, së bashku me vendet e tjera të Evropës Juglindore, çka sipas saj, “është e rëndësishme në botën e sotme globale dhe konkurruese, ku të gjitha vendet përpiqen të tërheqin sa më shumë investitorë si të huaj ashtu edhe vendas”.
“WEB Wind Energy”, projekt për energji nga era.
Kompania “WEB Wind Energy” shtrin aktivitetin e saj edhe në Shqipëri duke i prezantuar Kryeministrit Sali Berisha projektin e prodhimit të energjisë nga era. Gjatë takimit të djeshëm me kreun e qeverisë, ata shprehën interesin që në bashkëpunim edhe me partnerë shqiptarë të investojnë në projektin për prodhimin e energjisë nga era. Përfaqësuesit e “WEB Wind Energy” të cilët dhanë garanci për investim në sektorin e energjisë, i prezantuan z. Berisha një projekt-ide për prodhimin e energjisë nga era.
Kjo kompani ka në projekt edhe ndërtimin e hidrocentralit në Qukës, Librazhd me kapacitet prodhues 45 megavat. Kryeministri Berisha falënderoi investitorët e huaj për interesin e treguar për të shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me partnerë shqiptarë dhe i inkurajoi të investojnë në projektin për prodhimin e energjisë nga era.
Berisha, BB: Do përmirësoj edhe më tej klimën e biznesit
Kryeministri Berisha priti dje paradite, në një takim, ekipin e Bankës Botërore që asistoi në hartimin e raportit “Të bësh biznes”. Kryeministri Berisha falënderoi ekspertët e Bankës Botërore për raportin në të cilin reflektohen reformat ekonomike të Shqipërisë gjatë periudhës së marrë në analizë dhe kërkoi angazhimin e këtij ekipi për të pasqyruar në raportin e ardhshëm reformat që përmban axhenda e këtij viti, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe stimulimin e prodhimit të brendshëm. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha shprehu falënderimet e tij për ekipin e Bankës Botërore, i cili po asiston edhe në hartimin e një strategjie për investimet e huaja. Zoti Berisha vlerësoi se ky dokument ka një rëndësi të madhe në adresimin e vëmendjes së investitorëve në sektorë të rëndësishëm, për të mundësuar një numër më të madh vendesh pune.