KE kërkon heqjen e imunitetit të deputetëve
Raportuesit e Komisionit Evropian apelojnë në Tiranë për vijimësinë e reformave dhe bëjnë thirrje që Shqipëria të përmbushë aspiratat e saj integruese. Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha zhvilluan dje takime të veçanta me raportuesit e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, David Uilshire dhe Jako Lakso. Para dy drejtuesve të shtetit shqiptarë, zyrtarët e KE-së vlerësuan progresin e Shqipërisë dhe reformat e qeverisë shqiptare, por ata u interesuan në mënyrë të veçantë për reformën në drejtësi dhe reformën elektorale. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë Kryeministrit, “raportuesit e KE-së ndanë të njëjtën pikëpamje me Kryeministrin Berisha sa i përket rëndësisë që ka kufizimi i imunitetit të personave që e gëzojnë atë, në rastet e hetimit për korrupsion”. Kufizimi i imunitetit, - theksuan përfaqësuesit e KE-së, - në raste të tilla është një faktor i rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit. Z. Topi i njohu raportuesit me përpjekjet për të kryer reforma thelbësore, si ajo në gjyqësor dhe reformën zgjedhore, me qëllim arritjen e standardeve në të gjitha nivelet, duke i përafruar me ato evropiane. Nga ana e tyre raportuesit David Uilshire dhe Jako Lakso vunë në dukje nevojën e vazhdimësisë së reformave dhe të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e aspiratave të saj integruese. Ata theksuan se çdo përpjekje që bëhet për reforma dhe transformimin demokratik të shoqërisë shqiptare në të gjitha fushat i shërben në radhë të parë Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian.
Raportuesit vunë në dukje gjithashtu edhe nevojën e vazhdimësisë së reformave dhe të përparimit të Shqipërisë në këtë rrugë të mbarë të përmbushjes së aspiratave të saj integruese. Kurse gjatë takimit të Kryeministrit me raportuesit e KE-së, Berisha vuri në dukje se reformat e gjithanshme të qeverisë shqiptare janë fokusuar në konsolidimin e demokracisë funksionale në vend, në konsolidimin e shtetit ligjor dhe thellimin e lirisë së tregut. Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha u paraqiti raportuesve të KE-së një ekspoze të reformave të qeverisë në luftën kundër krimit, korrupsionit, reformat në fushën ekonomike dhe fiskale, thjeshtësimin e procedurave dhe dixhitalizmin e tyre, reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi. Kryeministri Berisha u ndal dhe në hapat e mëdha që Shqipëria ka hedhur për lehtësimin e klimës së biznesit në vend dhe uljen e barrës fiskale, duke e shndërruar Shqipërinë në një ndër vendet me barrën fiskale më të ulët në Evropë. Më tej, Kryeministri nënvizoi vlerësimin e raportit të Bankës Botërore “Doing Business 2009”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 2-të në botë sa i përket reformave dhe në 10-të ekonomitë e para në botë sa u përket reformave në ekonomi dhe biznes në vitin e fundit. Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias në përgatitjen e instrumenteve ligjorë të rëndësishëm, duke theksuar se këto marrëdhëniet duhet të thellohen edhe më tej.