Çështja “Trebicka” bashkon Ramën dhe Metën sot në protestë
Çështja Trebicka bashkon të paktën në një dalje publike dy liderët e së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta. Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi dje që të jetë e pranishme sot në protestën e thirrur nga Partia Socialiste për siguri dhe drejtësi referuar çështjes së Gërdecit dhe vdekjes se biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka. Pjesëmarrja do të jetë në tribunë, ku pritet të jenë të pranishëm edhe Gjinushi e Milo, ndërsa, kur PS-ja shpalli thirrjen e kësaj proteste, mendoi se do të ishte e pranishme duke u bashkuar me protestuesit. Pas zhvillimeve të ditëve të fundit, LSI-ja vendosi që të shkojë në këtë proteste, ndërkohë në takimin e dy ditëve me parë, kreu i Partisë Socialiste ka kërkuar nga aleatët e tij që të zhvillohet një protestë me karakter të plotë qytetar, duke kërkuar që të mos ketë flamuj partish, po vetëm parulla kundër qeverisë dhe Berishës. “Kjo, - ka arsyetuar Rama, - bëhet që njerëzit të mos mendojnë se ne e bëjmë për vota, por se po bëjmë luftë serioze ndaj kësaj qeverie”. Dy ditë më parë, kreu i LSI-së deklaroi se protesta e ditës së sotme dukej e pavlefshme, kjo, referuar deklaratës së Edi Ramës, i cili tha se nuk mund të merrej me kërkesa për dorëheqje të Berishës, duke e konsideruar madje edhe politikë të vjetër. Nisur nga ky arsyetim, Meta është shprehur se nëse protesta nuk ka qëllim të tillë, atëherë nuk ka vlerë. Por duket se zhvillimet e ditës së djeshme ku palët i ulën disi tonet e komunikimit dhe ku PS-ja pranoi për herë të parë se është e gatshme që të diskutojë opsionet e aleateve për largimin e Kryeministrit, LSI-ja e ka parë si një shenjë reflektimi nga ana e PS-së. Ndërsa nga ana tjetër, PS-ja bëri ftesë që edhe aleatët e saj të ishin në këtë protestë. Nëse aleatët do të mungonin, kjo natyrisht do të lexohej si sinjal negativ nga elektorati i majtë.
Koçi: Rama, i kapur nga Berisha
Drejtuesi i partisë më të re brenda së majtës, Petro Koçi, komentoi dje deklaratën e Edi Ramës se nuk do të marrë asnjë aksion politik për të rrëzuar Berishën. Sipas Koçit, kjo dëshmon kapjen e tij prej qeverisë Berisha. Kryeministri aktual, përveç kapjes se institucioneve kushtetuese, rezulton të ketë kapur edhe zyrtarë të korruptuar të opozitës. “Çfarë më shumë sesa një tragjedi si ajo e Gërdecit duhet të bëjë një kryeministër që të rrezohet nga pushteti? Dhe sa njerëz të tjerë duhet të 'aksidentohen' që t’i mbushet mendja Ramës për inkriminimin e qeverise?”, - tha Koçi. Ai vërejti se pazari me Kushtetutën dhe me KKRRTSH-në po paguhet me jetë të vrara. Ky qe reagimi i z. Koçi në një takim me socialistë të njësisë nr. 2 në Tiranë. Takimi u zhvillua në kuadër të nismës për ngritjen e strukturës organizative të PS-së të rithemeluar në këtë njësi.
"Është fatkeqësi kombëtare që PS-ja zyrtare po sillet si degë e Partisë Demokratike”, - vijoi z. Koci.