Topi dekreton 11 ligje të qeverisë
Kryetari i shtetit, Bamir Topi, hedh firmën edhe mbi 11 ligje të tjera të qeverisë Berisha. Mes tyre janë dhe ligje të rëndësime si ai për “Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore”. Firmën e tij Topi e hodhi dhe mbi ligjin “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunimin për zhvillim”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8934, datë 05.09.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7952, datë 21.06.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, “Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetit Evropian për programin e zhvillimit kufitar të qarkut të Kukësit, Shqipëri, për vitin 2007, nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar” etj.