“Të përfshihen pikëpamjet e ekspertëve ndërkombëtarë”
17/12/2008 SHBA-të përshëndesin shtyrjen e votimit për ligjin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën dje përmes një deklarate zyrtare shtyrjen e votimit nga Kuvendi i Shqipërisë për projektligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u shpreh se diskutimi i draftit ligjor duhet të përfshijë edhe pikëpamjet e ekspertëve ndërkombëtarë. Deklarata e bërë nga ambasada e SHBA-ve është reagimi i parë zyrtar i faktorit ndërkombëtar vetëm pak orë pasi Kuvendi nisi debatet për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve.
Deklarata e SHBA-ve
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret vendimin për të shtyrë votimin mbi projektligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”. Ne jemi të inkurajuar që ky hap i rëndësishëm do të japë kohë për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, i nevojshëm për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore”, - thuhet në deklaratën e bërë publike nga ambasada amerikane në Tiranë. SHBA-të gjithashtu nxitim fuqimisht që shqyrtimi i mëtejshëm i këtij projektligji të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standardet ndërkombëtare.
Shtyrja e ligjit
Kuvendi vendosi në orët e paratë ditës së djeshme votimin për projektligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”. Drafti i hartuar nga Partia Demokratike është një variant i ligjit çek për hapjen e dosjeve, edhe pse gjatë debateve në seancën plenare disa deputetë të mazhorancës u shprehën për ashpërsimin e draftit. Kjo është hera e parë gjatë tre vjetve të fundit, kohë kur janë depozituar draftet në Kuvend për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, që Parlamenti zhvillon debatin për një nga çështjet më të përfolura gjatë 18 vjetve të fundit. Mazhoranca paralajmëroi gjatë muajve të verës së këtij viti se do të kalojë për miratim draftin, por nisma u bë realitet vetëm në seancën e dy ditëve më parë.
Përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë i kanë bërë thirrje politikës shqiptare që të mos nxitohet në hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve. Pak muaj më parë, kur mazhoranca paralajmëroi miratimin e ligjit, zyra e OSBE-së dhe Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë kërkuan që nisma të tilla me rëndësi të veçantë për publikun duhet të miratohen në mënyrë që të lejojnë kohë të mjaftueshme për konsultim me ekspertë, grupe interesi dhe publikun e gjerë.