Gjykata Kushtetuese në konflikt interesi për të gjykuar ankimin e mundshëm ndaj nismës
17/12/2008 Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Sula flet për projektligjin e dosjeve
Ligjvënësi demokrat Dashamir Sula shfaq mendimet e tij mbi projektligjin e dosjeve. Ai pranon se pas miratimit të këtij ligji nga Parlamenti dhe, nëse Presidenti i Republikës do ta dekretojë, mund të hapet një debat i madh mbi rolin që do të ketë Gjykata Kushtetuese, nëse ligji do të ankimohet. Kjo për arsyen e thjeshtë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekt i ligjit për pastërtinë e figurave të larta në administratën shtetërore dhe kësisoj mund të krijohet konflikt interesi. Sula thotë se nuk mund të gjendet ndonjë mënyrë për të kapërcyer këtë ngërç, pasi të gjitha animimet e partive politike apo grupeve të interesit ndaj një ligji detyrimisht i drejtohen kësaj gjykate. Sula flet edhe për projektligjin, amendamentet e bëra në seancë plenare dhe pse dy prej tyre nuk mund të mbështeteshin.
- Si e gjykoni vendimin e Kuvendit për shtyrjen e votimit për projektligjin “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë”?
- Mendoj se ky projektligj është mjaft i rëndësishëm, edhe pse është në një kohë të vonuar, por, siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë. Gjykoj se pavarësisht vonesës në kohë, në fund të fundit, nga pikëpamja morale ky projektligj do ta ketë vlerën e tij, duke pasur parasysh gjithë atë shtresë njerëzish të persekutuar, të cilët gjatë këtyre 18 vjetve kanë ngritur zërin dhe nuk kanë gjetur përgjigje në zgjidhjen e problemit të tyre. Gjithsesi, vendimi i seancës për kthimin e projektligjit në Komisionin e Ligjeve nuk mendoj se ishte kthim për riplotësim, por bëhet fjalë vetëm për tri amendamente që u paraqitën nga disa deputetë, të cilët mendoj se mund të ishin pranuar edhe në seancën plenare e mund të rrëzoheshin apo të votoheshin. Megjithatë, nuk është shkelje që këto amendamente kaluan në Komisionin e Ligjeve. Amendamentet i morëm në shqyrtim në Komisionin e Ligjeve. Konkretisht ishte amendamenti i zotit Nikollë Lesi, i cili nuk mendoj se plotësonte kriteret në bazë të projektligjit, për të vetmen arsye se projektligji qysh në titull thotë qartë se bëhet fjalë për punonjësit e lartë të administratës shtetërore publike, ndërsa propozimi i zotit Lesi bënte fjalë edhe për përfshirjen në rrethin e subjektit të verifikimit edhe drejtues të medieve private. Propozimi e tejkalonte objektin dhe mendoj se rrëzimi ishte një vendim i drejtë i komisionit. Në komision u paraqit edhe një amendament nga zonja Trashani dhe zoti Bushati, sipas të cilit në nenin 4 të projektligjit të përfshihej ideja se pasi të bëhet verifikimi i gjithë subjekteve që përfshin ky ligj, në qoftë se rezulton që ky subjekt është objekt i këtij ligji ndaj këtij subjekti të bëhej kallëzim penal në Prokurori. Mendoj se kjo nuk është një gjë e drejtë për arsye se Kryeministri Berisha dhe gjithë deputetët theksuan se nisma është sipas modelit çek dhe në këtë model nuk ka ndjekje penale. Po të ishte ashtu, do të aplikonim modelin polak, ku ka pasur ndjekje penale për subjektet e këtij ligji. Mendoj se kjo nuk është normale, sepse hymë nga një luftë klasash në një luftë të re klasash, gjë që mendoj se do krijonte një ilaritet të madh, duke marrë parasysh se, nëse do të nisnin procedimet penale për subjekte të caktuara, do të sillte pështjellime të mëdha për persona të caktuar. Për mendimin tim, është e drejta e deputetëve të paraqesin një amendament, por edhe ky amendament nga të gjithë deputetët e Komisionit të Ligjeve, duke filluar që nga kryetari, nuk gjeti mbështetje dhe më duket një gjë normale. Amendamenti i tretë u paraqit nga një grup tjetër deputetësh, sipas të cilit në rrethin e subjekteve që duhet të verifikohen bën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik, drejtori i ATSH-së, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e departamenteve. Edhe kjo është e diskutueshme, por i qëndroj mendimit se duhet të përfshihen përderisa kemi përfshirë edhe drejtorët e shkollave të mesme dhe jo më një të Televizionit Publik, i cili sigurisht është një organ mjaft i rëndësishëm dhe është i varur edhe nga shteti, edhe duke pasur parasysh se misioni i një televizioni publik është mjaft i rëndësishëm dhe faktin që në krye të këtij institucioni duhet të jenë njerëz pa një të kaluar të errët, pra duhet të kenë një figurë të pastër.
- Kryeministri Berisha ka pohuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se, pavarësisht disa pakënaqësive nga deputetë demokratë ndaj kësaj nisme, duhet të miratohet. Ju jeni një ndër oponentët e disa pikave të këtij projektligji, ç’mund të na thoni?
- Sigurisht, një projektligj nuk mund të mendohet asnjëherë që të plotësojë kërkesat apo dëshirat e të gjithë ligjvënësve, duke marrë në konsideratë argumentet “pro” apo “kundër” në një projektligj. Por mendoj se rezultantja është pozitive, pavarësisht se edhe unë kam vërejtjet e mia, qoftë për nenin 1, qoftë për sa i përket afateve të shtrirjes së këtij ligji: 29 nëntorit 1944 deri më 8 dhjetor 1990. Unë në respekt të studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit dhe duke u larguar nga modestia, se kam qenë pjesë e kësaj lëvizjeje dhe i grevës së urisë, dhe të gjithë ish-kolegëve të mi studentë, mendoj se pas periudhës së 8 dhjetorit nuk ka pushuar së funksionuari Sigurimi i Shtetit, për arsye se vazhdonte përndjekja dhe persekutimi i mjaft qytetarëve, për këtë kam shumë shembuj konkretë. Këtu kam parasysh të dënuar në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga Kavaja, Shkodra, Elbasani, Tirana e mjaft qytete të tjera, mjaft qytetarë shqiptarë me vepra penale të asaj kohe, si agjitacion e propagandë e vepra të tjera, që sot nuk ekzistojnë në Kodin Penal. Por liritë dhe të drejtat e njeriut në atë kohë ishin përsëri të cenueshme. Vetëm më 29 prill të vitit 1991 me dispozitat e para kushtetuese, të cilat bënë të mundur shfuqizimin e këtyre neneve që preknin liritë dhe të drejtat e njeriut dhe mandej në shtator të vitit 1991 kemi një amnisti nga parlamenti i asaj kohe dhe të presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, mori fund persekucioni ndaj qytetarëve. Kështu që kjo është një periudhë e diskutueshme. Fryma e ligjit mendohet se është nga nisja e pluralizmit në Shqipëri, më datë 8 dhjetor 1990. Mendoj se, ashtu siç është i diskutueshëm data 29 dhjetor 1944, edhe këtu mund të gjendej një zgjidhje. Do të përmendja një argument tjetër shtesë, duke marrë parasysh ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, ku kemi heroin, të ndjerin Arben Broci, dhe qytetarë të tjerë të Shkodrës, që u vranë dhe fajtorët e asaj ngjarjeje nuk u vunë asnjëherë përpara drejtësisë. Ajo tregoi se ishte dora e Sigurimit të Shtetit që ekzekutoi këta qytetarë të Shkodrës. Mund të them se Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj ishin në klithmat e fundit, por megjithatë ishin të rrezikshme në atë kohë dhe do të thotë se vepruan, pasi besnikët e tyre qëndruan deri në fund. Prandaj them se do të ishte një periudhë ku nuk do të ishte normale që të shpëtonin nga ndëshkimi i ligjit, ndërkohë që për periudhën e vitit 1944 ishte më e hershme dhe mendoj se numri i atyre personave është mjaft i paktë për mos thënë fare. Ndërkohë që periudha e viteve të fundit është e vonshme dhe aktuale.
- Partia Socialiste është deklaruar kundër nismës dhe do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, nëse do të votohet. Mendoni se vetë Gjykata Kushtetuese do të futej në një konflikt interesi, pasi edhe ky institucion preket nga projektligji?
- Ky është një problem i diskutueshëm dhe mendoj se do të sjellë një pështjellim dhe debat të gjerë në rrethet e juristëve. Por do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, mendoj se do të kemi një konflikt, pasi duke qenë se Gjykata Kushtetuese është vetë subjekt i këtij ligji, mund të krijohen probleme. Megjithatë, do të shohim se ç’do të ndodhë në të ardhmen.”
- Ju personalisht si jurist çfarë do të propozonit për të kapërcyer këtë ngërç të vështirë?
- Nuk mund të ketë asnjë lloj varianti, për arsye se është e përcaktuar që Gjykata Kushtetuese ka si objekt të saj të gjitha ligjet që votohen në Kuvendin e Shqipërisë. Normalisht edhe ky projektligj do të votohet në Kuvend dhe pasi të ketë marrë edhe dekretimin nga Presidenti i Republikës, është e drejtë e grupeve të caktuara të interesit për të paraqitur ankim ndaj një ligji që është votuar nga Kuvendi. Do të jetë në dorën e këtyre grupeve të interesit të paraqesin ankim në Gjykatën Kushtetuese ose jo.
- Mendoni se në këtë projektligj mund të përfshiheshin si subjekt verifikimi ata persona që kanë punuar për shërbimet sekrete të vendeve të huaja pas 1990-s? Apo për këtë duhet bërë një projektligj i dytë?
- Nuk mendoj se duhet të fshihen në këtë ligj, për arsye se do të zgjohej objekti i këtij projektligji, madje them se është më i vështirë verifikimi dhe marrja e provave për këtë kategori njerëzish dhe besoj se do të ishte i pazbatueshëm kur të vihej në praktikë. Projektligji për të cilin flasim përcakton të gjithë rrethin e personave të përcaktuar në të.
Bisedoi Ergys Gjençaj