Haxhinasto ne Lituani, takim me ministrat e jashtëm të 50 vendeve
TIRANE- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto do të marrë pjesë, sot, në Ministerialin e Komunitetit të Demokracive, që zhvillohet në Vilnus të Lituanisë.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në këtë takim marrin pjesë mbi 50 ministra të Jashtëm të vendeve të ndryshme të botës.
E pranishme është edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Katherine Ashton, etj.
Në këtë takim, pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi sfidat e demokracive, duke identifikuar mënyrat dhe idetë për të lehtësuar zbatimin e planeve të veprimit në vendet në tranzicion, me theks të veçantë në Tunizi dhe Moldavi.
Ministrat e Punëve të Jashtme dhe liderët e shoqërisë civile do të diskutojnë edhe për ndërmarrjen e nismave konkrete, që synojnë nxitjen e demokracive dhe zhvillimin e përsosjen e institucioneve demokratike në mbarë botën.
(s.g/atsh/BalkanWeb)