E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përmbytjet në Shkodër të shkallës së dytë

SHKODER-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot mbledhjen e qeverisë në Shkodër, nga ku ka cilësuar se përmbytjet në veriperendim te vendit kanë qënë të shkallës së dytë dhe si shkak reshjet e mëdha të shiut. Kreu i qeverisë theksoi se nga vërshimet e shumta të ujërave që “pushtuan” mijëra hektarë tokë dhe qindra e mijëra shtëpi banimi, rëndësi ka fakti që nuk pati viktima. “Vendet e tjera kanë pasur po këtë situatë, por me viktima. Ne kemi pasur sukses, pasi nuk kemi patu viktima. Hera e parë që shkarkimet u bënë me paralajmërim, banorëve iu bë e ditur për shkarkimet e hidrocentraleve”, theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë. Ai ka nënvizuar se menaxhimi i digave ishte i shkëlqyer, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e opozitës se uji në kaskadat mbi Drin nuk është derdhur për të prodhuar më shumë energji. Lidhur me shkarkimet kryeministri tha se “Fierza u mbajt, se një përmbytje e menjëhershme mund të ishte katastrofike për jetët e njerëzve”. Sipas Berishës, banorët ishin paralajmëruar për shkarkimet duke shtuar se do të kompensojë deri në një cdo dëm të shkaktuar. Në këtë pikë, kryeministri kërkoi që cdo banor i dëmtuar nga përmbytjet të kërkojë ndihmë, pasi kjo nuk do tikursehet. “ Do shkojmë në cdo shtëpi ku kanë nevojë. Operacioni i shpëtimit më me rëndësi se cdo gjë tjetër”. Gjithsesi edhe në këto ditë kur qindra banesa e mijëra ha ndodhen nën ujë, Berisha cilësoi se ndihma e dhënë ishte një operacion shumë i sukessshëm që duhet shënuar në histori. “Operacioni me i suksesshëm ne historine e vendit, qe deshmoi shkallen e organizimit dhe shpirtin e sacrifices”. Rreth përmbytjeve, Berisha bëri të ditur se qeveria po rishqyrton një plan të quajtur By Passi i Shkodrës, që ka si qëllim rehabilitimin e zonës. “Të nisë studimi i argjinaturave dhe për këtë duhet studim serioz urbanistik. Nuk mund të ndërtohet më në vendet ku ka rreziqe. thellimi i bunës, sistemimi i saj, do të jetë një nga projektet më të mira të vendit”, tha Berisha. Kreu i qeverisë u shpreh se optimist se shteti do t'i realizojë të gjitha projektet në këtë zonë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›