E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pjesëmarrja në parlament, një mundësi që të mos ia lëmë meritën e integrimit vetëm njërës palë

Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje përsëri palës opozitare, që t’i rikthehet derës së Kuvendit, për reformat dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme që, domosdo kërkojnë edhe konsensusin e opozitës. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu i qeverisë Berisha, iu drejtua Partisë Socialiste që të japë llogari para shqiptarëve, për vendimin e saj, në bojkotimin e punimeve të parlamentit dhe njëherazi i kërkoi që të faktohet se nuk është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë.

“E ftoj të vijë në Kuvend, për të treguar me praninë e saj se mbështet liberalizimin e vizave, se liberalizimi i vizave do të bëhet ne do të plotësojmë të gjitha kushtet dhe kriteret, por është në interesin më të mirë të opozitës që të dëshmojë me praninë e saj se nuk është kundër këtij procesi se është në mbështetje të këtij procesi. Është gabim t’i lësh të gjithë meritën njërës palë, të urdhërojë sepse kanë shansin për të kontribuar në këtë proces. Agjenda është intensive janë me dhjetëra e dhjetëra ligje jashtëzakonisht të rëndësishme që trajtojnë probleme të shumta”, u shpreh kryeministri.

Shefi i ekzekutivit, tha se opozita duhet të shfrytëzojë parlamentin për të dhënë kontributin e vetë në të gjitha këto reforma pavarësisht se ato kërkojnë apo nuk kërkojnë 3/5 apo 2/3 por ato kërkojnë që të gjitha dhe e kanë të mirëpritur oponencën në parlament. Kryeministri Berisha tha se zëri i saj do të dëgjohet dhe respektohet. “E garantoj se zëri i saj do të dëgjohet me seriozitetin më të madh e garantoj se në reformën zgjedhore me ato rekomandime që bëhen në raportin e OSBE/ODIHR-it, opozita do të ketë zë kryesor dhe këtë opozita nuk e  vë në dyshim se e ka pasur në reformën e deritanishme ata kanë qenë përcaktues dhe unë sërish do të pranoj që ata të jenë përcaktues dhe nuk mund të them se kjo nuk funksionoi, kjo funksionoi  dhe do të funksionojë, se ata nuk sollën asgjë që bie ndesh në tërësi me standardet përveç përbërjes së komisioneve që pati një problem aty por në tërësi në Kodin Zgjedhor janë vendosur norma të pranueshme për standardet ndërkombëtare që kanë nevojë edhe për një përmirësim të mëtejshëm, prandaj e ftoj të vijë t’i përmirësoj”, nënvizoi kreu i qeverisë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›