E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po ndjek nga zyra situatën e krijuar nga reshjet

TIRANE- Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ku shirat e dendura kanë shkaktuar një sërë përmbytjesh në disa zona të vendit, ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Sali Berisha, i cili po ndjek situatën e krijuar.

Zyra e shtypit pranë kryeministrit njofton se, Berisha po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në kaskadën e Drinit dhe prefekturën e Kurbinit, rrethin e Lezhës, në zonën e Porto Romanos dhe zona të tjera të vendit, nga reshjet e mëdha të shiut.

Gjithashtu Berisha po ndjek edhe masat që po marrin ministritë dhe agjencitë e tjera, për kapërcimin e pasojave të tyre.

Kryeministri Berisha ka porositur mbikëqyrjen e vazhdueshme të situatës në tërësi dhe funksionimin e hidrovoreve në veçanti si dhe gatishmërinë e plotë të Emergjencës Civile për situatën e krijuar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›