Përkujtohet rënia e perdes së hekurt në Berlin
Më 8 nëntor 1989, të dukej sikur Muri i Berlinit nuk do të zhdukej kurrë, se do të qëndronte aty përgjithmonë duke mbajtur të ndarë kombin gjerman. Edhe pse lëvizjet kishin filluar të ndizeshin, askush nuk e mendonte se një ditë më vonë, ai mur do të shembej. Ishte gushti i vitit 1961, kur Republika Demokratike e Gjermanisë në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik, filloi ndërtimin e Murit të Berlinit, ai mur që njihet si perdja e hekurt qendroi aty pa lëvizur për 25 vjet. Berlinezët e sotshëm, ata që jetonin afër murit, tregojnë emocionet e forta të asaj dite kur muri u rrëzua. Maria Shuler ka jetuar aty që kur muri u ngrit në 1961. Ajo ndodhej aty kur u dha edhe lajmi i madh, në mbrëmjen 2 8 nëntorit, kur ajo po hante darkën bashkë me miqtë e saj. Atë kohë Kenther Shabofski, shefi i medias së Partisë Komuniste, duke folur për gazetarët, tha se ishte përgatitur një draft sipas të cilit gjermanolindorët mund të lejoheshin të udhëtonin në perëndim pa viza. Kur u pyet nëse kufizimet e udhëtimit do të hiqen, ai tha se kjo do të vihej në zbatim menjëherë. Në fakt kjo deklaratë e fundit nuk ishte e udhëzuar nga lart, në projektin e përgatitur nuk thuhej se embargo do të hiqej mëngjesin e ditës tjetër, më 9 nëntor. Megjithatë lajmi mori dhenë dhe të gjithë u mblodhën rreth murit. Në atë kohë 50 vjecarja Shuler gjithashtu, doli të shihte rrugën Wvon Holmer” afër shtëpisë së saj, aty ku ekzistonte muri. Kufiri u hap pa asnjë rezistencë më 9 nëntor 1989. Qindra njerëz nisën të hynin drejt perëndimit.
Ishte kjo datë historike që përkujtohet sot në të gjithë botën, ajo që i hapi rrugën më pas rënies së perdes së hekurt, që ndante perëndimin nga blloku komunist. Në gjithë Europën Lindore nisën më pas revolucionet e buta. Në ish vendet komuniste përfshi edhe vendin tonë, duke sjellë kështu edhe reformat e para demokratike.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Ishte kjo datë historike që përkujtohet sot në të gjithë botën, ajo që i hapi rrugën më pas rënies së perdes së hekurt, që ndante perëndimin nga blloku komunist. Në gjithë Europën Lindore nisën më pas revolucionet e buta. Në ish vendet komuniste përfshi edhe vendin tonë, duke sjellë kështu edhe reformat e para demokratike.
(m.a/News24/BalkanWeb)