E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Pedroza fiton garën e Valencias

Spanjolli Dani Pedroza fitoi garën e fundit të sezonit në Moto Grand Pri, duke triumfuar në pistën e Valencias. Gara nisi me një rrëzim më shumë se të çuditshëm të Kejsi Stoner në xhiron e nxemjes, gjë që e detyroi australianin e Dukatit të tërhiqet në një mënyrë paksa të sikletshme. Pas kësaj, ishte Pedroza me Hondën ai që u nis nga vendi i parë, duke marrë edhe fitoren në fund. Kjo i mundësoi atij që të renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, duke kaluar Stonerin. Pas tij u renditën dy pilotët e Jamahas Valentino Rosi e Horge Lorenco, që pavarësisht se i kishin arritur objektivat sezonalë, nuk kanë lëshuar asgjë përballë rivalëve të tyre. Menjëherë pas Lorencos u renditën Kolin Eduards, Niki Hejdën dhe Toni Elias. Kjo ishte gara e fundit e kampionatit botëror të Moto GP, që edhe këtë vit u dominua nga Valentino Rosi. Piloti italian arriti titullin e dytë radhazi dhe të nëntin në karrierë, duke u futur në librin e artë të këtij sporti si një nga më të mirët.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›