E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Policia përgjegjëse për aksidentet në autostradë

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri shqiptar Sali Berisha kritikoi ashpër Policinë Rrugore dhe e quan përgjegjëse për aksidentet e ndodhura gjatë verës së kaluar.
Kreu i qeverisë shfrytëzoi analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, për të vlerësuar si shkaktare të shtimit të numrit të aksidenteve qëndrimin “indiferent dhe të papërshtatshëm të policisë ndaj ligjit”.
Kryeministri Berisha
Analiza Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Tiranës u zhvillua sot paradite. «Për të gjithë aksidentet me shpejtësi të madhe, një përqindje të qartë të përgjegjësisë është e policisë,e skuadrave të saj të monitorimit të rrugëve. Çfarë fshihet prapa rritjes së aksidenteve, absolutisht shkaku numër një është qëndrimi i papërshtatshëm i policisë, ndaj ligjit, mirëpo ato janë jetë njerëzish. Nuk mund të pranoj situatën e krijuar në verë kur një aksident kalonin si top futbolli nga një komisariat në tjetrin. Jo e ka ky jo e ka ai. Situata të tilla nuk mund të përsëriten më. Drejtoria e policisë duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për një numër katastrofal aksidentesh që ndodhën në verë dhe ku në një autostradë 30 km gjithsej” - deklaroi Berisha, duke nënvizuar si problematike se shtimin e aksidenteve, 65 aksidente më shumë, në krahasim me vitin e kaluar. Berisha i kërkoi policisë hartimin e një plani të qarta masash për parandalimin e aksidenteve. “Kërkoj nga ju një shqyrtim shumë serioz, plan të qartë masash sepse historia provon se numri i aksidenteve mund të ulet dhe se ka një seri ndërhyrjesh me impakt pozitiv në aksidentet rrugore”.
Hysni Burgaj
Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj deklaroi se gjatë vitit 2009 janë asgjësuar 142 grupe kriminale. Sipas tij, problematike mbeten ende vjedhjet e pronave të evidentuara në shumë raste. Drejtori i policisë konstatoi gjithashtu se policia mori një vlerësim maksimal nga faktorët ndërkombëtarë në pjesën e procesit elektoral të 28 qershorit. Burgaj këmbënguli se lufta kundër krimit të organizuar mbetet një prioritet i policisë. Ministri Brendshëm, Lulzim Basha tha në fjalën e tij se për 2010-ën sfidë mbetet puna e policisë rrugore në mënyrë që të parandalohen aksidentet si dhe lufta kundër krimit financiar.

Rrugorët gjobisin 2173 shoferë për dy ditë

Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë fundjavës 2173 drejtues mjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa vazhdon aksionin ndaj shoferëve debitorë. “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës” thuhej Në deklaratën e policisë së kryeqytetit lëshuar ditën e djeshme. Kështu gjatë fundjavës janë gjobitur 2173 drejtues mjetesh ndërsa janë pezulluar 37 leje drejtimi.

Ky lajm është publikuar: 26/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›