E Diel, 1 Nëntor 2026

Kitaristi francez, koncert në Tiranë

Autori i Lajmit: Redaksia
Një kitarist francez do të performojë për kryeqytetasit dhe banorët e qytetit të Durrësit, në kudër të koncerteve “Klassik”. Në datat 28 dhe 29 janar Thibault Cauvin do të sjellë me kitarën e tij muzikën klasike dhe atë simfonike. Ky event i organizuar nga “Syri Blu” do të sjellë sharmin dhe karizmin e Thibault Cauvin, kitaristit mjaft të njohur që deri më tani numëron mbi 600 koncerte në të gjithë botën. Thibault Cauvin, i riu parizien 24 vjeçar është padyshim një nga kitaristët më të talentuar, karizmatik dhe i kërkuar për momentin. Me kitarën në dorë ai përshkon botën mbarë, përgjatë vitit i ftuar nga Teatrot dhe Festivalet më prestigjiozë. Midis Neë York dhe Hong Kong, Sao Paolo dhe Stambollit, Londrës dhe Melburnit apo Singaporit dhe Tel-Avivit, ai shpërndan muzikën e tij . Ky djalosh i mrekullueshëm ka dhënë tashmë mbi 600 koncerte në të gjitha kontinentet, dhe i mirënjohur nga kritika artistike. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në mjaft emisione televizive dhe të radiove dhe ka bashkëpunuar me artistë të shquar, kompozitorë dhe orkestra simfonike. Megjithë moshën e tij shumë të re Thibault është i ftuar rregullisht nga konservatorët me emër, universitete dhe festivale nga e gjithë bota për të dhënë master-classe, konferenca ose për të marrë pjesë në juri të konkurseve.
Me prejardhje nga një familje muzikantësh Thibault mori mësimet e para të
kitarës nga i ati që në moshën 6 vjeçare. Pas studimeve të shkëlqyera në konservatorin
e Bordosë dhe të Parisit, Thibault mori pjesë në rrethin e konkurseve ndërkombetare .
Në moshën 20 vjeçare ai është i vetmi kitarist në botë që fitoi 13 çmime
ndërkombetare . Dy universet në të cilët Thibault u rrit, ajo e muzikës klasike në
konservatorë dhe ajo e muzikë aktuale nga rrethi i tij familjar kanë formuar artistin i
cili është sot : Ambasadori i rinovimit të kitarës « klasike » Ia shfrytëzon në maksimum
bukurinë instrumentit me dhuntinë e flaktë të zemrës që në mënyrë të
parezistueshme të mrekullon. Gjallëruar prej energjisë së pakufishme të rinisë tij,
Thibault na prezanton një repertor të pasur, të plotë dhe modern.
Disku i tij i katërt “N°4” sapo ka dalë në shtëpitë diskografike shumë të
njohura amerikane “GSP San Francisco”. Ky album është kompozuar nga muzikë
moderne e ndikuar nga rryma të ndryshme muzikore, që i jep një dimension të ri
Kitarës.
Klasik
Gjatë Sezonit Ndërkombëtar të Koncerteve "Klasik" janë organizuar të paktën 18 koncerte dhe 4 masterclasse, të cilat së bashku me pjesën e parë të sezonit arrijnë në 25 koncerte dhe 8 masterclasse, një projekt ambicioz që erdhi me synim sjelljen e një kulturë muzikore për artëdashësit e muzikës klasiko-romantike, jazz apo etno-jazz. Ky projekt, i organizuar nga Shoqata Kulturore “Syri Blu” dhe Shoqata “Miqtë e Muzikës”, ka si partnerë të saj Ambasadën e Francës, Greqisë, Gjermanisë, Holandës, Italisë, Izreaelit, Kroacisë, Rumanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së Zvicrës, të akredituara në Tiranë. Në faqen ëëë.klasikalbania.com, jepen të rejat e fundit të këtij sezoni, i cili do të vazhdojë deri në muajin maj. Koncertet janë planifikuar të organizohen në disa qytete të Shqipërisë, gjë e cila, sipas Pjeter Guralumit, muzikant dhe anëtar i shoqatës “Miqtë e Muzikës”, synojnë decentralizimin e aktiviteteve kulturore, për të sjellë tek publiku aktivitete cilësore, por edhe për të risjellë në sallat e koncerteve vëmendjen e artdashësve. Në këtë kuptim "vizita muzikore" e Klasik në qytetet e Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Peshkopisë, Durrësit, Gjirokastrës e Kukësit, ka përcjellë faqet e kulturës muzikore përmes artistëve të përzgjedhur, si ata të huaj, ashtu edhe të artistëve të shquar shqiptarë. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e partnerëve ndërkombëtarë përben një "kurorë" prej 8 shtetesh, duke filluar nga Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Italia, Kroacia, SHBA dhe Zvicra, të cilët kanë propozuar artistë të spikatur të vendeve të tyre, ndërkohë që në disa nga koncertet pati dhe bashkëpunime të artistëve shqiptarë me ata të shteteve pjesëmarrëse. Në Tiranë e Shkodër janë organizuar koncerte me instrumentet e fagotit dhe oboes, respektivisht Raphael Catelain dhe Melanie Jung.

Ky lajm është publikuar: 26/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›