E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, ngushëllime në familjen e ish-deputetit Tonin Ujkaj

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e parakohshme të ish-deputetit të Parlamentit shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur zotit Tonin Ujkaj. Humbja e parakohshme e Toninit është një dhimbje shumë e madhe për familjen, të afërmit, kolegët, bashkëpunëtorët e tij, si dhe për të gjithë artin shqiptar. Tonini dha gjithçka për vendin e tij dhe ne do t'i jemi përjetë mirënjohës. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen e thellë për këtë humbje, kryetarja Topalli bashkohet me familjen dhe të afërmit dhe u gjendet pranë në këtë moment të vështirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›