LSI-PDK në grevë ditën e votimit të Kodit Zgjedhor
Partitë e vogla parlamentare po përgatisin strategjinë për grevën e tyre të urisë, që do të jetë një grevë për herë të parë në sallën e Kuvendit me protagonistë vetë deputetët. Ky plan do të vihet në zbatim vetëm në rast se dy partitë e mëdha nuk tërhiqen nga formula e re e funksionimit të KQZ-së. Sipas informacioneve që vijnë nga partitë protestuese, mundësia më e madhe është që deputetët të hyjnë zyrtarisht në grevën e urisë ditën kur dy partitë e mëdha do tentojnë të miratojnë Kodin Zgjedhor. Pritet që grevistët të zhvillojnë grevën e tyre brenda sallës së Parlamentit. Ndërsa nga njëra anë janë duke u përpiluar lista e deputetëve që do të hyjnë, nga ana tjetër, vazhdojnë ende përpjekjet diplomatike dhe ndërhyrjet te partitë e tjera politike që nuk preken nga formula e re apo që nuk kanë asnjë farë interesi. E njëjta letër që i është nisur Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dy ditë më parë, do t’u niset edhe ambasadave të huaja kryesore në vendin tonë, ndërsa kreu i PDK-së, i cili e mbështet grevën e urisë, por vetëm si hapin e fundit që duhet hedhur, do të tentojë të ndërhyjë të marrë mbështetjen e Genc Pollos, PR-së apo PAA-së që të mos miratohet kodi në versionin e preferuar të dy partive të mëdha. Njëkohësisht, ndërsa në fillim u mendua që LSI-ja apo PDK-ja që kanë grupet më të mëdha parlamentarë, të hyjnë në grevën e urisë më të gjithë deputetët, organizatorët e saj janë duke menduar që disa eksponentë të lihen jashtë saj në mënyrë që të jenë politikisht aktivë në gjetjen e gjuhës së dialogut. Eksponentë të organizimit të kësaj greve urie, si Meta, Prifti, Ndoka dhanë dje argumentet e tyre për të hedhur një hap të tillë. Kreu i LSI-së argumentoi se “duam që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarëve t’u miratohen votat e tyre dhe jo votat e dyshes Berisha-Rama”. Ndërsa Dritan Prifti, deputeti i LSI-së, vlerësoi se nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër demokratike, në një kohë kur kodi po miratohet nga dy partitë, PS-PD. “Çfarë kuptimi ka futja në zgjedhje, kur rezultati vendoset më përpara nga partitë në tavolinë. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër”, - deklaroi Prifti. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, duket disi më optimist, pasi beson se deri në hedhjen e kësaj pike do të ketë dialog mes palëve.
“Pa diskutim që greva e urisë është hapi i fundit. Askush nuk e dëshiron që deputetët e Parlamentit të Shqipërisë të mbyllen në grevë urie. Këto janë sinjalet e fundit të një diktature. Nëse arrihet deri aty, ka një papërgjegjshmëri totale edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, por edhe nga politika në tërësi”, - shtoi kreu i PDK-së. Përtej figurave që janë të vendosur se nëse nuk ia dalin dot me diplomaci, të futen në grevë urie, ka dhe faktorë të së majtës që janë kundër, por edhe nga ata deputetë që nuk pranuan publikisht se do të jenë pjesë e saj. Kreu i PDS-së, Paskal Milo, u shpreh në parim pro kundërshtive të kolegëve të tij, por kundra grevës se urisë. Ndërsa Luan Memushi, edhe pse figuron në listën zyrtare të deputetëve që i janë drejtuar Presidentit Topi, nuk e pranoi publikisht se do të hyjë në grevë. Ai shprehu mbështetje ndaj çdo forme demokratike protestimi.
Rama, indiferent ndaj kërcënimit të LSI-së për grevë urie
Kryetari i PS-së, Edi Rama, u tregua indiferent ndaj futjes në greve urie të më shumë se 10 deputetëve të Parlamentit. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, Rama nuk e përmendi çështjen e grevës, por tha se për rolin pozitiv të PS-së në kryerjen e reformës zgjedhore flitet edhe në progres-raportin e KE-së, madje kërkoi nga gazetarët që ta vinin më në pah këtë. “Një nga të paktat pika ku progres-raporti i KE për Shqipërinë nënvizon qartësisht progres, është pika ku flet për reformën zgjedhore dhe ku përcakton shprehimisht meritën e forcës më të madhe të opozitës, pra të Partisë Socialiste. Leximi i këtij vlerësimi edhe përpara opinionit publik nga ana juaj do të ishte një ndihmë e çmuar, për të kthjelluar, si dhe për të forcuar bindjen e domosdoshmërisë së kontributit tonë në këtë proces, dhe e meritës sonë të padiskutueshme për suksesin e këtij procesi”, - deklaroi ai. Pavarësisht kësaj, PS-ja mbetet e akuzuara kryesore si ideatore e formulës së re të KQZ-së, e cila përjashton partitë e tjera nga e drejta e përfaqësimit në administrimin e zgjedhjeve.