“Luftë spitalore” për 26-vjeçarin e lidhur me zinxhir
22/10/2009 Spitali i Fierit e çon në spitalin psikiatrik të Vlorës
Antonela Agaj: Nuk është i rrezikshëm, është paraplegjik
FIER- Çlirohet nga zinxhirët 26-vjeçari Fatmir Rashi nga Levani i Fierit, i cili mbahej i lidhur prej 3 vjetësh. I cilësuar si person me probleme në shëndetin mendor dhe fizik, Rashi mbahej i lidhur me zinxhir në një kasolle, pasi familja mendonte se ai përbënte rrezikshmëri për të tjerët. Një grup mjekësh dhe bashkë me autoambulancën e spitalit rajonal të Fierit, drejtorja e spitalit Najada Jahiqi ka shkuar dje në shtëpinë e 26-vjeçarit dhe e kanë çliruar atë nga zinxhiri. Drejtorja Jahiqi ka pohuar për median, e cila ishte e pranishme se 26-vjeçari duhej dërguar në spitalin psikiatrik të Vlorës, pasi përveç i sëmurë paraplegjik, Rashi ka dhe probleme psikike. “Ne kemi ardhur sot këtu për të çliruar Rashin me një grup mjekësh së bashku me atë neurolog, pasi mbajtja e tij këtu, është shkelje flagrante e të drejtës së pacientit. Mjeku i familjes na dha informacion për gjendjen e pacientit”, ka thënë Jahiqi. “Ai është një pacient me diagnozë skizofrenie, i cili rregullisht merr mjekimet nga mjeku i familjes. Aktualisht pacienti është i qetë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ne do të çojmë në spitalin psikiatrik të Vlorës”.
Mjeku i familjes Zeqo Frashëri thotë se prej kohësh është njohur me rastin e 26-vjeçarit, pasi ai është kuruar disa herë. Ai ka qenë edhe në spitalin psikiatrik të Vlorës, por ka qëndruar vetëm 2 ditë dhe më pas e kanë larguar që andej. “Unë kam 3 vjet e gjysmë që kuroj Rashin me gjendje depresive dhe skizofreni”,-thotë mjeku i familjes. Ka qenë i shtruar 30 orë në spitalin psikiatrik të Vlorës me ndihmën e komunës, e kemi çuar me ambulancën tonë, por nuk e kanë mbajtur. E kanë përcaktuar diagnozën dhe ai mjekohet muaj për muaj. Janë në dijeni të gjithë për diagnozën”. Drejtorja e spitalit të Vlorës Antonela Gaja është shprehur se 26-vjeçari është i sëmurë paraplegjik dhe jo i sëmurë psikik. Drejtoresha e këtij spitali Antonela Agaj shprehet se i sëmuri është vizituar edhe 2 herë të tjera në këtë spital dhe nuk paraqet rrezikshmëri siç e paraqesin gjendjen mjeku i familjes dhe të afërmit e tij. Sipas Agaj, ai është i sëmurë paraplegjik dhe nuk është në gjendje të përdor dhunë apo të bëjë keq. Gjendja e keqe ekonomike e tij i detyron familjarët që të kërkojnë largim të tij nga shtëpia. “Disa herë ai ka ardhur në spitalin psikiatrik të Vlorës”,-ka thënë Agaj, ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rezulton i qetë. Pretendimet e familjarëve nuk qëndrojnë dhe mendoj unë është një rast flagrant i shkeljes së të drejtave të pacientit, pasi ata kërkojnë mbylljen e tij përgjithnjë në një spital psikiatrik, gjë që është në kundërshtim të plotë me ligjet e shtetit. Problemet me pacientin tonë janë më shumë probleme sociale sesa probleme të mirëfillta mendore”.
A. Damini, Dh. Spiro