Polici nr. 2 i Qafë-Gjashtës nuk dëshmon në gjyq
22/10/2009 Eduard Alija, i mbetur gjallë nga masakra, refuzon të paraqitet në gjykatë
Ndodhet në Itali. Njofton se në këto kushte s’mundet të japë dëshminë
TIRANË- Ka refuzuar të jetë pjesë e procesit gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për rrëmbimin dhe torturimin e tij si dhe vrasjen e kolegëve në Qafë Gjashtë, në vitin 1997 në Sarandë. Ky është Eduard Alija ish-punonjës si policisë së Vlorës. Në seancën e djeshme emri i Alisë ishte në krye. Ai kërkohet nga organi i akuzës për të dhënë hollësi të mëtejshme për ngjarjen. Cilësohet për Prokurorinë një nga dëshmitarët kyç të procesit, i cili mund të japë detaje që deri tani kanë qenë në hije. Por dje në seancë gjyqësore, gjykata njoftoi se ka gjetur vendndodhjen e tij në Itali. Po kështu gjykata u shpreh se ka bërë edhe lidhje telefonike me anë të sekretarisë së saj me dëshmitarin dhe e ka njoftuar që të paraqitet për të dëshmuar. Por nëpërmjet linjës telefonike, dëshmitari Alija ka refuzuar të marrë pjesë në proces në cilësinë e dëshmitarit. Ai është shprehur se nuk ka dëshirë të jetë pjesë e këtij procesi dhe në këto kushte nuk do të vij para gjykatës për t’u pyetur. Pasi ka dhënë këtë njoftim, gjykata ka marrë edhe përgjigjen e Prokurorisë. Prokuroria i kërkoi gjykatës të ripërsëritë thirrjen për Eduard Alinë, me qëllim pyetjen e detyrueshme të tij. Eduard Alija është një nga punonjësit e policisë, i cili u mor peng sipas akuzës nga të pandehurit që ndodhen në këtë proces. Ai u mbajt i lidhur në një rrap në qendër të Sarandës e më pas në spital i shoqëruar. Gjatë seancës gjyqësore ka dalë se Eduard Alija mundi të shpëtoi falë ndërhyrjes së bëri në Sarandë, Myrteza Çaushi. Ngjarja e marsit në Sarandë ka qenë tepër e rëndë. Aty humbi jetën oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Ndërkohë që çështja për disa vite me radhë ka qenë në hije. Ka vetëm dy vjet që ajo është hapur nga akuza dhe tashmë ndodhet në gjykim. Procesi vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve të radhës. Janë familjarë të të pandehurve si dhe persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.
A. Çuka