ALUIZNI i merr kompetencat pushtetit vendor për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin vetëm me votat e mazhorancës
Komisioni i ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin që i jep të drejtë ALUIZNI- t për të legalizuar ndërtimet pa leje, në rastet kur zyrat e urbanistikës pranë pushtetit lokal tejkalojnë afatet për ta bërë një gjë të tillë. Opozita në qëndrimin e saj i kujtoi maxhorancës se propozimi i bërë nga një grup deputetësh të djathtë, jo vetëm që i heq kompetencat pushtetit lokal, por sipas tyre është në kundërshti dhe me vetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë pak kohë më parë. Ndërkaq, sipas ALUIZNI- t, vendimi i kësaj gjykate, nuk cënon aspak thelbin e ndryshimeve të bëra në ligjin bazë, duke shfuqizuar vetëm disa dispozita, të cilat në fazën aktuale ku gjendet procesi i legalizimeve, kanë rëndësi për vijueshmërinë e zbatimit të tij. Qëllimi i këtij p/ligji synon rregullimin e një boshllëku ligjor të krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 2 shkurt 2008, i cili vendosi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale, të disa neneve të ligjit në fjalë. Deputeti socialist Besnik Dervishi tha se "maxhoranca po operon me shpejtësi për të mbyllur në mënyrë politike një premtim tjetër të dështuar, siç është procesi i legalizimit. Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko u shpreh se gjykata ka konkluduar se, planifikimi urban dhe menaxhimi i tokës janë kompetenca të plota dhe ekskluzive të autoriteteve vendore. Kjo që keni sjellë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali, tha se projektligji bën fjalë për procesin e legalizimit, nuk bën fjalë për administrimin e rregullt të territorit që u përket si kompetencë bashkive dhe komunave. Kështu që referencat që ju i jepni një gjëje tjetër nuk mund të jetë bazë për arsyetimet për këtë çështje që është e veçantë, përfundoi Rusmali.
P/ligji për administrimin juridik të objekteve me bashkëpronarë
Në rendin e ditës, Komisioni i Ligjeve pati për diskutim edhe projektligjin e qeverisë "Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit", që synon rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit të objekteve të përbashkëta, të ndërtesave të banimit, truallit etj, që janë në bashkëpronësi të detyrueshme. Ky p/ligj përcakton subjektet, marrëdhëniet mes tyre dhe me të tretët, të drejtat dhe detyrimet reciproke, por dhe sanksionet. Drejtoresha e Politikave dhe Strehimit, në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Doris Andoni, duke folur për risitë e draftit, tha se ai përcakton detyrimin ligjor që kanë banorët e një ndërtese banimi për të kontribuar në kostot për administrimin dhe mirëmbajtjen e saj. Në p/ligj përcaktohet detyrimi për regjistrimin ligjor, jo vetëm të pronës, por edhe të aktit të bashkëpronësisë, i cili për herë të parë hyn si një koncept i ri, shtoi ajo. Projekti përfshin ngritjen e asamblesë së bashkëpronarëve, format e administrimit të bashkëpronësisë, ku futen disa koncepte të reja. Risi tjetër e draftit të propozuar nga Qeveria është administrimi i buxhetit të bashkëpronësisë, sigurimi i detyrueshëm i pronës kundër zjarrit, përcaktimi i rolit të njësive vendore në kontrollin e zbatimit të standardeve të administrimit, etj. Nisur nga vështirësitë në hartimin e ligjit, i cili përmban 45 nene, drejtoresha Andoni tha se realizimi i tij i është nënshtruar një procesi të gjatë konsultimesh me grupet e interesit, asistencës teknike të ofruar nga IFC", si dhe është mbështetur në legjislacionin e disa vendeve të tjera, si SHBA, Britani e Madhe. Sipas p/ligjit, nevoja e hartimit të tij ka lindur si rezultat i disa faktorëve, që kanë rezultuar me mungesa në mirëmbajtjen e banesave. Këta faktorë lidhen me procesin e tranzicionit, ekonomik e social, si dhe me mungesën e dispozitave të veçanta, që përcaktojnë rolin, funksionin dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkëpronarëve dhe institucioneve të tjera.
Last Updated on Wednesday, 11 March 2009 23:00