Dy standardet “evropiane” të Ramës
Luçiano Boçi
Që prej 28 qershorit, Edi Rama ka nisur një rrugëtim pa krye të cilin e konsideroi të lehtë dhe të justifikueshëm për qëllimin e parë të tij, që ishte justifikimi e rimarrja sërish e karriges së kryetarit të PS. Sot jemi në gjendje t’i hyjmë brenda “kështjellës prej rëre” që Edi Rama ngriti gjatë 10 muajve, duke treguar se stilit të tij, i është shtuar dhe strategjia e nomeklaturës së vjetër, Ruçi&Dokle (rock&roll). Kreu i PS është lehtësisht i lexueshëm, mjafton, standardit që ai kërkon të vendosë, t’i vendosësh përballë standardin që vetë ai përdor;
çfarë ndodhi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe pas tyre? Shqiptarët votuan qetësisht më 28 qershor, madje shifrat treguan se ata ishin më shumë se në zgjedhjet e mëparshme, për të konsoliduar kështu vazhdimësinë e kësaj Qeverie. Këtë masivitet e garantonte, veç të tjerash dhe votimi për herë të parë me dokumente të sigurta, kartë identiteti dhe pasaportë për jashtë shtetit, por dhe kontrolli i votës përmes sistemit të skanimit të saj. Deri atë ditë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, ndërsa vetë PS ishte kumbarja e kësaj procedure. Gjithë këtë proces e njohu dhe e përgëzoi vetë Edi Rama, të cilin e garantonin dhe sondazhet e brendshme të PS, sipas të cilave, ai do të ishte fitues. Një fitues, si ai, nuk mund të dilte dhe të anatemonte procesin e numërimit të votave, proces që do ta nxirrte sipas llogarive të tij fitues. Por sapo sondazhierët e tij televizivë, filluan të lexojnë realisht votat e ku nisi të shihej qartë verdikti i shqiptarëve, Rama nxori nga mendja e pluhurosur e kujtimeve historike të PS, alibinë e vjedhjes dhe manipulimit të votave. Kjo u deklarua pothuaj forcërisht (dhe për inat të Ilirit), madje sapo Ilir Meta deklaroi bashkëpunimin me maxhorancën fituese.
Pyetja e parë që të lind është e natyrshme; Edi Rama garon dhe fiton në zgjedhje që prej vitit 2000, kur ka fituar tre mandate për Bashkinë e Tiranës. Madje, ai shprehet se zgjedhjet e 2009 nuk duhet të ishin si zgjedhjet që janë zhvilluar në Shqipëri këto 20 vjet. Atëherë, përse tre mandatet e tij në krye të Bashkisë së Tiranës janë legjitime? Përse asnjëherë të vetme, ai nuk ka kontestuar rezultatin e tij fitues dhe të kërkonte të vendoste standarde evropiane, siç thotë, por i ka përshëndetur dhe konsumuar ato të ligjshme? Kjo ndodhi edhe në 2007 kur këmbënguli që në zgjedhje të votohej me certifikata!!!! Paradoksi i sjelljes aktuale opozitare vjen nga zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003. Rama përballë Ngjelës! Një proces i kontestuar fort nga “avokati i së drejtës”, ku Ngjela kërkoi të drejtën e votës së manipuluar prej Ramës. Në atë kohë, Rama fitues i atyre zgjedhjeve, e kundërshtoi një gjë të tillë. Kutitë nuk u hapën! Rama vazhdoi qeverisjen e tij. Si një moralist dhe demagog, asnjëherë Edi Rama nuk ka kërkuar ndjesë publike se ka ardhur në pushtet dhe që prej 10 vjetësh qeveris bashkinë më të madhe të vendit, me një buxhet prej 70 milion euro në vit, nga zgjedhje pa standarde dhe nga votime me certifikata të dyshimta. Po sot?!! Në qershor 2009 Rama, si një “kumarxhi” entuziast, në një betejë ku i luante të gjitha për të gjitha, pasi ishte ai që vendosi kushtet për të luajtur kështu në pjesën e tij të fushës së shahut, pas tre fitoresh në Tiranë, humbi në Shqipëri (ngatërroi shahun me pokerin). Efekti domino nisi! Me këtë humbje, jo vetëm përmbysej filozofia e tij politike, pa program, pa proces, pa ekip dhe me të vetmin slogan “S’ka ç’ju duhet programi, më jepni mua votën se do shikoni se ç’do ju bëj” (Zoti na ruajt!), por rrezikohej edhe politikisht. Ai i humbte të gjitha, humbte partinë ndërsa e nesërmja politike e tij vihej në dyshim. Por ustallarët e vjetër, “pa interesa personale por vetëm për interesa evropiane dhe nato-iste” ia gjetën zgjidhjen që ai të vazhdonte bashkë me ta të mbanin statokuonë aktuale në PS dhe në të majtën. Ikja e Ramës do të rrëzonte dhe shumë nga ata që deri në zgjedhje kishin bërë këshilltarin e keq në këmbim të interesave të ngushta personale. Të gjithë dimë që alibia e vjedhjes së zgjedhjeve dhe “viktimës inoçente” të tyre, bëri që Rama të rimarrë pushtetin në PS, edhe pse pa rival real, ndërsa inercia e kundërshtisë së zgjedhjeve, pas rimarrjes së pushtetit në parti vazhdon. Tashmë shoferi i autobusit të PS është në delir, ndërsa autobusit i janë këputur dhe frenat dhe është në rënie të lirë. Pasagjerët të ngazëllyer se janë bashkë me shoferin në këtë rrugëtim, vetëm një shpresë kanë, që ai të mos ndalojë në ndonjë stacion për të zbritur ndonjërin.
I shteruar nga oferta politike, që në fakt asnjëherë nuk e kishte, pa ide ndryshimi për qytetarët, por vetëm me projekte për oligarkinë që e mban në pushtet, Rama nuk ka asnjë alternativë tjetër për të mbajtur të karikuar përkrahësit e tij deri në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, përveç pozicionit radikal. Në të kundërt, vihet në dyshim ekzistenca e tij politike.
Nëse realisht Edi Rama ishte i interesuar për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, ashtu siç ia thanë dhe ndërkombëtarët, rrugët janë të hapura; nëse ai do të kishte fakte dhe prova manipulimi të zgjedhjeve, duhet ti drejtohej prokurorisë. Rasti i Ruzhdies tregoi se kur ka fakte prokuroria vepron. Edi Rama, në mënyrë të përsëritur shprehet se nuk mund t’i drejtohet kësaj prokurorie! Përse i merr për bazë hetimet e prokurorisë së Fierit?!!! Nëse nuk ka fakte, por ka dyshime, mund të hetojë përmes komisionit hetimor parlamentar, siç e përcakton kushtetuta. Ai edhe këtë nuk e bën, sepse nuk do të hetojë zgjedhjet. Nëse nuk ka fakte, por vetëm dyshime, le ti drejtohet KQZ, pasi është i vetmi institucion që administron kutitë e votimit. Edi Rama këtë nuk e dëshiron. Ai ngre ato kërkesa të cilat e di që janë antikushtetuese dhe të parealizueshme. Prandaj themeli i aktivitetit politik të Edi Ramës dhe lidershipit të PS më gjerë është alibia, dystandartizimi dhe krijimi i krizave artificiale. Edhe vetë simpatizantët e tij po ua thonë se nuk vihet në pushtet me lule të përgjakura, me dhunë verbale dhe reale, por me programe dhe alternativa. Edi Rama nuk ka veshë të dëgjojë dhe sy të shikojë se cili është realiteti që e rrethon, por udhëhiqet vetëm nga interesat e klientelës që e mban ende në pushtetin partiak dhe bashkiak. Ky është aksioni politik i Edi Ramës me dy standarde, kundërshtarit i kërkon standard evropian, vetë zbaton standardin kubanez apo koreano verior dhe nuk harron afganistinezin. Vetëm atë evropian, ai nuk e merr në konsideratë për veten e tij dhe nuk mundet. Nuk mundet sepse atë nuk e le dyzimi i tij politik dhe dëshira e tij për pushtet të cilin falë paaftësisë e di se mund ta arrijë vetëm me metoda aziatike.