E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenti Bush vlerëson sukseset e Shqipërisë



Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje letrën që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Ë. Bush i ka dërguar senatit amerikan, nëpërmjet së cilës kërkon ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani, vuri në dukje se "në letrën e tij Presidenti Bush vlerëson sukseset dhe përpjekjet e Shqipërisë dhe Kroacisë në këtë proces". Me këtë rast, Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Presidentit të SHBA-së, Bush, qeverisë së tij dhe mbarë kombit amerikan për këtë mbështetje në realizimin e një prej projekteve më madhore në historinë e Shqipërisë, anëtarësimin në NATO.

Presidenti Bush i rekomandoi Senatit që të ratifikojë sa më shpejt pranimin në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë. Protokollet e pranimit u miratuan në Bruksel më 9 korrik. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë në faqen e saj të Internetit, thuhet se Shqipëria dhe Kroacia shërbejnë si dy shembuj të tjerë vendesh të motivuara nga pranimi në NATO për të çuar përpara reformat e vështira politike, ekonomike dhe ushtarake. Përpjekjet dhe suksesi i tyre, thuhet në deklaratën e Presidentit Bush, u tregojnë vendeve të tjera të Ballkanit dhe më gjerë se dera e NATO-s është e hapur për vendet që janë të gatëshme të marrin mbi vete përgjegjësitë e anëtarësimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›