E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Prioritetet e mia për 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Sali Berisha zbardh prioritetet e qeverisë për vitet 2009-2011, duke veçuar si parësore: arsimin, infrastrukturën rrugore, atë portuale, si dhe furnizimin me ujë të popullatës. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për Planifikimin e Strategjive, Berisha bëri të ditur se viti 2008 është viti që hapi portën e mundësive të mëdha financiare për shqiptarët. Kryeministri Berisha u ndal gjerësisht në kuadrin makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2009-2011. Sipas tij, "deri tani vendi ka bërë një progres të madh në politikën e buxhetimit, ndaj dhe kjo qeveri ka të drejtën e plotë ligjore dhe morale të shpallë objektivat e saj, pasi ka faktuar për 3 vite me radhë se jo vetëm i ka realizuar, por i ka tejkaluar qartësisht objektivat e saj". "Ne kemi dërguar buxhetin suplementar në Parlament duke dalë mbi parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për performancën buxhetore. Ne po tejkalojmë parashikimet tona dhe unë ju garantoj se këto parashikime kanë qenë shumë ambicioze, por realizimet janë edhe më të mëdha", - tha Kryeministri Berisha. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se "këtë vit të ardhurat buxhetore krahasuar me një vit më parë janë rritur me rreth 2 për qind të GDP-së dhe kjo rritje vjen si rezultat i forcimit të disiplinës fiskale".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›