PS-ja në ethe për zgjedhjet e ardhshme
Partia Socialiste përfshihet nga ethet e zgjedhjeve të 2009-ës. Duke nisur nga muaji korrik e deri në verën e ardhshme, të gjitha strukturat do të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen. Gjithçka do të vërtitet rreth kritereve që do të përzgjedhë selia rozë në përcaktimin e ekipit të kandidatëve të saj për Parlamentin që do të dalë nga këto zgjedhje. Kjo është përcaktuar në axhendën e Partisë Socialiste, korrik-dhjetor 2008, e cila mban firmën e numrit dy të partisë, Gramoz Ruçi, ku thuhet qartë se deri në muajin dhjetor duhet të ketë marrë fund përzgjedhja paraprake e kritereve për ekipin politik që do të kandidojë në emër të PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Selia rozë po përgatitet për një fitore të mundshme në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ka marrë masa paraprake, që të paktën deri në fund të këtij viti të ketë një ide më të qartë se cilët do të jenë emrat që do të përfaqësojnë PS-në në elektorat si ekip qeverisës. Në këtë mënyrë, paraprakisht, në këto muaj do të përcaktohen 100 kandidatët që do të konkurrojnë në zgjedhje duke përfshirë edhe qeverinë “Rama”. Burime nga selia rozë konfirmuan dje se bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të PS-së, Rama, do të kenë fatin e kandidimit, por edhe të një vendi në qeverinë që do të ngrihet nëse e majta fiton zgjedhjet. Axhenda nuk përcakton kritere konkrete, por të paktën Rama po përpiqet që të mos bëjë gabimet e paraardhësit të tij, i cili në shumë raste nuk mori parasysh mendimin e bazës dhe gaboi në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në gjithë këtë proces parapërgatitor mbetet ende një pikëpyetje e madhe, ajo e përfshirjes ose jo të mjaft prej deputetëve aktualë, të cilët janë përzgjedhja e Fatos Nanos në ekipin e 2005-ës. Gjashtë muajt në vijim do të jenë një provë e madhe për ta, për të treguar se dinë të bashkëpunojnë edhe me Ramën. Ajo çfarë e vështirëson konfirmimin e tyre në garën e ardhshme elektorale janë listat e mbyllura të cilat tanimë janë një fakt i kryer. Përmes tyre, kryetari i partisë ka fuqi të plotë të përcaktojë me vullnetin e tij se kush do të kandidojë ose jo. Prej muajsh, kjo ka sjellë një pështjellim brenda partisë. Shumë prej deputetëve, kryesisht ata që kanë më shumë se një legjislaturë në Kuvend, e kanë më të vështirë të “kalojnë” klasën. Mundësia që Rama të vendosë me vullnet të padiskutueshëm se kush do të kandidojë, ka çuar në nivelin zero oponencën ndaj lidershipit socialist. Pavarësisht rikandidimit ose jo, këta të fundit kanë për detyrë që të punojnë me degët e Partisë Socialiste në rrethe për të përcaktuar kriteret që duhet të përmbushë kandidati për deputet, duke theksuar mundësinë që të mos jenë ata vetë. Në axhendë thuhet se do të ketë takime të shumta dhe konsultim i gjerë për të përcaktuar ekipin e ardhshëm parlamentar. Gjatë gjithë këtyre muajve është parashikuar konsolidimi i strukturave të partisë në funksion të fushatës elektorale nëpërmjet ngritjes së shtabeve elektorale në rang qarku, rrethi dhe njësie vendore, orientimit të aktivitetit të komisioneve rajonale dhe i specialistëve në funksion të debatit politik dhe elektoral në nivele qarqesh dhe rrethesh.
PS-ja, program qeverisës deri në vitin 2017
Partia Socialiste pretendon fitoren në dy mandate qeverisëse. Në axhendën korrik-dhjetor të kësaj partie theksohet se do të vazhdojë turi i kreut të PS-së, por me një objektiv të ri dhe me një ndryshim të vogël të emrit të tij. Ai do të quhet “Dialog me Shqipërinë – Ide për të Ardhmen” dhe përveç konstatimit të problemeve, ka për qëllim prezantimin e programit qeverisës të PS-së 2009-2017, si dhe të objektivave elektorale të kësaj partie. Në funksion të kësaj, PS-ja do të bëjë të mundur përshtatjen e strukturave të partisë në funksion të kërkesave dhe domosdoshmërisë që do të kushtëzojë kodi i ri elektoral, përshtatjen e strukturave të FRESSH-it dhe Gruas në funksion të betejës se ardhshme elektorale, prezantimi në të gjithë vendin i programit qeverisës të PSSH-së 2009-2017, ngritjen e strukturave elektorale në nivel qarku, rrethi dhe njësie vendore.
PS-ja kërkon bashkërendim me aleatët para zgjedhjeve
Partia Socialiste nuk mund të hyjë në zgjedhje pa pasur një bashkërendim paraprak me partitë e majta. Një tjetër pikë e rëndësishme e axhendës së PS-së për gjashtë muajt në vijim është bashkërendimi me aleancën e majtë të betejës së ardhshme elektorale. Nuk dihet se si do të arrijë kupola e selisë rozë në një bashkërendim të tillë, kjo sepse arsyeja e përçarjes së koalicionit të majtë ishte pikërisht mungesa e bashkërendimit mes partive të tjera të majta, e konkretisht për reformën zgjedhore e cila prek interesat elektorale të secilës prej tyre. Megjithëse ajo çfarë është bindje e plotë, është fakti se socialistët janë të bindur se nuk mund të shkojnë më larg pa pasur bashkërendim me aleatët e tyre. Për këtë, atyre u duhet të lëshojnë hapësira në mënyrë që të kënaqen aleatët e tyre. Ka mjaft zëra në selinë rozë që janë shprehur edhe publikisht se pa faktorët e tjerë të së majtës rrezikohet fitorja në zgjedhjet e 2009-ës. Kasta e vjetër e selisë rozë, drejtues aktualë dhe ish-drejtues janë të mendimit se PS-ja duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me të gjithë faktorët e së majtës, përfshirë këtu, faktorin Ilir Meta dhe Fatos Nano. Por projekti i bashkërendimit duket mjaft i vështirë, kjo sepse PS-ja nuk ka zbuluar ende çfarë do të propozojë për kodin e ri elektoral dhe nëse propozimet rezultojnë të jenë në kurrizin të partive aleate, bashkëpunimi duket i vështirë.
Axhenda e Partisë Socialiste të Shqipërisë korrik - dhjetor 2008
Në funksion të objektivave politike të strukturave të saj, PS-ja do të orientohet kryesisht në:
1- Përgatitjen e strukturave të Partisë në të gjithë vendin për fushatën e ardhshme të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009
2- Adaptimi i këtyre strukturave në varësi të kërkesave dhe procedurave që do të përcaktojë kodi i ri elektoral, për të përballuar betejën e ardhshme elektorale.
3-Aprovimin dhe prezantimin në të gjithë vendin i programit të ri qeverisës i cili është produkt i një procesi intensiv konsultimi me të gjithë faktorët publikë në të gjithë vendin në kuadrin e turit “Dialog me Shqipërinë”
4- Vazhdimësi e aksionit opozitar në funksion të denoncimit në nivel kombëtar e vendor për të denoncuar pareshtur përballë opinionit publik keqqeverisjen e PD-së.
5- Përzgjedhja paraprake e kritereve për ekipin politik që do të kandidojë në emër të PSSH-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Prioritetet kryesore ku do të fokusohet angazhimi politik dhe organizativ gjatë kësaj periudhe do të përqendrohet kryesisht në këto aspekte:
1- Forcimi i rolit dhe efikasitetit të aksionit opozitar për çështje konkrete të qeverisjes së vendit.
2- Vazhdimi i turit “Dialog me Shqipërinë në funksion të prezantimit të programit qeverisës të PSSH-së 2009-2017, si dhe të objektivave elektorale të PSSH-së.
3- Adaptimi i strukturave të partisë në funksion të kërkesave dhe domosdoshmërisë që do të kushtëzojë kodi i ri elektoral.
4- Adaptimi i strukturave të FRESH-it dhe Gruas në funksion të betejës së ardhshme elektorale.
5- Prezantimi në të gjithë vendin i programit qeverisës të PSSH-së 2009-2017;
6- Ngritja e strukturave elektorale ne nivel Qarku, Rethi dhe njesi vendore
7- Bashkërendimi me aleancën e majtë të betejës së ardhshme elektorale
Aksionet kryesore politike dhe organizative:
1- Vazhdimi i bashkëbisedimit me qytetarët “Dialog me Shqipërinë – Ide për të Ardhmen” i konkretizuar në:
2- Takime të kryetarit dhe forumeve drejtuese të PSSH-së me komunitetin dhe grupet e interesit në bashki e komuna.
3- Prezantimi me efektivitet i programit qeverisës të PSSH-së, mediatizimi i seancave të prezantimit në të gjithë Shqipërinë.
4- Veprimi aktiv i bordeve të komunikimit dhe dialogut qytetar.
5- Nxitjen e aksioneve dhe veprimit politik qytetar.
6- Konsultimi i gjerë për ekipin e ardhshëm parlamentar
7- Forcimi i aksionit opozitar dhe iniciativave parlamentare në përputhje me objektivin kryesor të krijimit të avantazhit politik në betejën e ardhshme elektorale.