Vendimi, si ta ligjërosh përfundimisht pronën
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme një procedurë të re në lidhje me regjistrimin e pronave të paluajtshme. Çdo qytetar, i cili nuk ka bërë regjistrim fillestar të pronës, apo çdo qytetar tjetër që nuk ka bërë një regjistrim të plotë të pronës së tij, do të ketë lehtësi ligjore nga ana procedurale për të regjistruar pasurinë e tij. Me pak fjalë, në rast se ke një ndërtesë në hipotekë, por nuk ke të regjistruar tokën ku është ngritur ndërtesa, procedura e re krijon lehtësi për këtë kategori. Kjo nënkupton vetëm ata individë, të cilët kanë në pronësi të rregullt truallin apo ata që kanë në pronësi ligjore ndërtesën. Çdo individ apo person juridik, që ka pasuri të paluajtshme ligjore të paregjistruar në zyrat e Hipotekës në mënyrë të plotë, mund të përfitojë nga kjo lehtësi që miratoi dje qeveria. Kjo procedurë do të bëjë të mundur që prona të jetë e regjistruar përfundimisht në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Vendimi
Kushdo që zotëron dokumente me të cilat provon pronësinë mbi një pasuri të paluajtshme dhe kufijtë e saj, por që nuk ka të përcaktuar sipërfaqen e pronës ku është ndërtuar, mund të regjistrojë këtë pasuri që ka. Vendimi i djeshëm i qeverisë përcakton këtë lloj procedure, e cila duhet të ndiqet në mënyrë të detyruar. Pronësinë dhe kufijtë e pasurisë së paluajtshme, që kërkon të regjistrojë pronari, duhet ta provojë me dokumentet e pronësisë që ai disponon dhe që kërkon ligji i Kodit Civil. Çdo pronar i cili zotëron aktin e fitimit të pronësisë, kur gjatë regjistrimit fillestar pasuria është regjistruar me pronar “të pavërtetuar”, duhet të paraqesë në zyrën e regjistrimit edhe këto dokumente, si aktin e fitimit të pronësisë, një planvendosje apo genplan të pasurisë dhe deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare, ndërsa dokumentacioni për regjistrimin fillestar, në rast se nuk është bërë, është i njëjtë si me procedurën e mëparshme.
Kufiri
Procedura e re e qeverisë ka si qëllim që të përcaktojë qartë edhe kufijtë mes pronave të ndryshme. Shpeshherë për shkaqe zënkash mes pronarëve komshinj, regjistrimi i pronave ka hasur probleme, por tashmë kjo çështje gjen zgjidhje në procedurën e re. Kur në kufi të pronës, për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi, janë prona shtetërore, deklarata noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar, i dhënë nga njësia lokale. Në rastin kur pasuritë publike, kufitare, me pasurinë për të cilën është paraqitur kërkesa për regjistrim, janë të regjistruara në zyrën e regjistrimit në emër të një enti tjetër shtetëror, të ndryshëm nga bashkia apo komuna, konfirmimi duhet të bëhet nga titullari apo personi i autorizuar nga ky ent. Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në zyrën e regjistrimit, deklarata noteriale e pronarit kufitar do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale, e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurive kufitare. Në këtë rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme më poshtë (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e genplanit apo të planvendosjes së pasurisë, sipas procedurës së parashikuar. Për zhvillimin e procedurës së afishimit është e nevojshme, që kufiri i pasurisë, për të cilin mungon deklarata e kufitarit, të përputhet me kufirin, që tregojnë dokumentet hartografike, të marra nga arkivi teknik i ndërtimit. Në rast se nga pronari kufitar nuk paraqitet në ZRPP, brenda afatit prej 45 ditësh, ankesë apo pretendim për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi, brenda 5 ditëve pune nga data e përfundimit të afatit të mësipërm, harton, në dy kopje, një procesverbal, i cili përmban një përshkrim të procedurave të kryera.
Dokumentacioni për regjistrimin final
a. Aktin e fitimit të pronësisë
b. Një planvendosje apo genplan të pasurisë
c. Deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare
Dokumentacioni për regjistrimin fillestar
a. Dokumentin (aktin e fitimit të pronësisë), sipas nenit 193, të Kodit Civil, të regjistruar ose të paregjistruar në regjistrin hipotekor.
b. Deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë, që pretendohet nga kërkuesi.
c. Planvendosjen/genplanin e pasurisë (i njëjtë me atë, që i bashkëlidhet deklaratave noteriale apo konfirmimeve të entit shtetëror).
ç) Dokumentacion nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht gjendjen e pasurisë, që pretendohet.
d) Mandatpagesën e shpenzimeve të regjistrimit (tarifa, taksa, shpenzime të tjera, nëse ka të tilla).
Beja: Do të shqyrtohet çdo nismë për dosjet
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, deklaroi ditën e djeshme se në komision do të diskutohet çdo nismë në lidhje me çështjen e pastërtisë së figurave të zyrtarëve të shtetit. “Në lidhje me projektligjet për pastërtinë e figurave, do të vijojë puna në komision”, - tha Beja. Kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se aktualisht do të procedohet me tri projektligjet që ndodhen në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Sipas tij, diskutimi i nismave të tjera ose jo, nuk vendoset në Komisionin e Ligjeve, por në Konferencën e Kryetarëve e cila përcakton se çfarë do të vendoset në kalendarët e punimeve. Në rast se Konferenca e Kryetarëve vendos që të futen në kalendar edhe nismat e tjera për sa i përket çështjes së hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Komisioni i Ligjeve do t’i diskutojë në detaje. “Puna do të fillojë me ato projektligje që kemi dhe aty do të diskutojmë për të gjitha nenet apo variantet. Komisioni është i detyruar të respektojë kalendarin e punimeve, programin e punës, që miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, dhe këto tri drafte kanë qenë në kalendarin e Parlamentit. Gjykoj se ne po punojmë sipas kalendarit”, - tha Beja.