Berisha: Projekte të reja për zhvillimin e arsimit
Kryeministri Sali Berisha u ndal dje në komunën Gjepalaj, ku inauguroi punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 25 milion lekë. Berisha pohoi se shkolla e re do të jetë e standardeve moderne, e pajisur me laboratorin e informatikës dhe kabinete të tjera të mësimdhënies dhe mbi të gjitha do të ketë 14 klasa, duke reduktuar në këtë mënyrë numrin e nxënësve në një klasë. Kryeministri theksoi se shkollimi i fëmijëve shqiptarë dhe modernizimi i arsimit është prioritet i qeverisë së tij dhe se ajo mbetet e përqëndruar në realizimin e tij. “Ju jeni dëshmitarë të përqëndrimit të madh të qeverisë në shkollimin e vogëlushëve dhe modernizimin e arsimit,” u shpreh Kryeministri. Kryetari i komunës Gjepalaj falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj komunitetit të kësaj zone, e cila, në një vit e gjysëm, ka përfituar nga qeveria 70 milion lekë investime në infrastrukturë dhe shkolla. Duke përgëzuar kryetarin e komunës për projektin e ndërtimit të shkollës, Kryeministri Berisha inkurajoi autoritetet lokale të hartojnë projekte të tjera zhvillimore dhe i siguroi se qeveria do të financojë çdo projekt që përmirëson jetën e komunitetit të tyre.
Qeveria, 36 milionë lekë për rrugën e Hardhishtës
Gjatë vizitës në rrethin e Durrësit, Kryeministri Berisha inauguroi dje përfundimin e punimeve të rrugës së Hardhishtës, investim me vlerë 36 milion lekë. Berisha vuri në dukje se zhvillimi rural i vendit mbetet përparësi dhe në këto tre vjet, qeveria ka investuar 1.2 miliard dollarë në përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e shkollave të reja, ujësjelës dhe kanalizime. Ndryshimi, theksoi Kryeministri, është procesi më serioz për qytetarët shqiptarë dhe ai vjen përmes veprave, që përmirësojnë cilësinë e jetes së tyre. “Shqipëria, - u shpreh Kryeministri - ka nevojë për ndryshim më shumë se çdo vend tjetër në Europë, sepse Shqipëria trashëgoi prapambetjen më të thellë dhe të madhe se çdo vend tjetër i kontinetit. Ne jemi të përkushtuar në një proces të ndryshimit të thellë e të plotë, që konsiston në ndërtimin e rrugëve të reja kombëtare në mbarë vendin, në ndërtimin e infrastrukturës moderne në të gjitha komunat e fshatrat e vendit, në rritjen e pagave dhe pensioneve, modernizimin e shkollave. Të gjitha këto janë kushte jo vetëm për të ndryshuar për mirë jetën tonë, por edhe për t’u integruar e bashkuar me kombet e tjera të zhvilluara”. Kryeministri Berisha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë dhe mbrojë prodhimet e fermerëve shqiptarë, do të lehtësojë arritjen e tregjeve, do të modernizojë infrastrukturën e fshatrave dhe vitin e ardhshëm, me rritjen edhe 20 për qind të pensionit në shfat, bëhet realitet zotimi i saj për dyfishimin e tyre.