Berisha: Qeveria, gati platforma anti-rrezik
Qeveria po harton strategjinë e re për mbrojtjen e qytetarëve ndaj rrezikut për jetën. Ajo do të konsiderohet si një luftë e ashpër kundër papërgjegjshmërisë së individëve në dëm të të tjerëve. Berisha ftoi dje qytetarët që të denoncojnë të gjitha rastet që paraqesin rrezikshmëri për jetët e tyre, me qëllim parandalimin që në fillesat e para. Duke iu referuar tragjedive me përmasa të mëdha njerëzore, asaj të Gërdecit, dhe së fundi asaj të Gjirokastrës, Berisha informoi për hartimin e legjislacionit të ri që merr në mbrojtje pikërisht jetën e qytetarëve dhe bën parandalimin. Ai u bëri thirrje që mos të ambientohen në asnjë rast me rrezikun, por ta denoncojnë me forcë që në momentet e para. Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e përurimit të stacionit zjarrfikës në portin detar të Durrësit, gjatë së cilës informoi se qeveria po përgatit një platformë të re për mbrojtjen e qytetarëve prej rreziqeve. "Qeveria po përgatit një platformë të re për luftën ndaj rreziqeve dhe kërkon kontributin e të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha këto raste, si probleme parësore për jetën e njeriut", - theksoi Kryeministri gjatë përurimit të këtij nënstacioni, një godinë të re dykatëshe me sipërfaqe 235 metra katrorë dhe me oborre të rikonstruktuara nga firma “Projekt 2000”. Ky projekt, që përfundoi tre muaj para afatit, është një investim prej 80 milionë lekësh i Autoritetit Portual. Duke kërkuar nga qytetarët që "të mos ambientohen me rrezikun, por me përgjegjësi qytetare t'i denoncojnë këto raste", z. Berisha vërejti se "vendi ynë ka trashëguar nga e kaluara një nivel sigurie mjaft të dobët dhe në shumë aspekte inekzistent". Ai nënvizoi rreziqet që vijnë nga ndërtimet apo nga stacionet e shumta të pompimit të karburanteve, të cilat, theksoi ai, "janë tri herë më të shumta sesa në vendet e tjera të Evropës për frymë popullsie". Kryeministri u shpreh se "ngjarjet e fundit, dhe veçanërisht ajo e Gjirokastrës, ku tre qytetarë mbetën nën rrënoja, janë dëshmi e rreziqeve që vijnë nga ndërtimet pa kriter". Duke inauguruar nënstacionin e zjarrfikësve në portin e Durrësit, kreu i qeverise e përmendi rastin e Gërdecit, kur renditi rreziqet që u vijnë qytetarëve nga moszbatimi i ligjit për ndërtimet apo për karburantet e shumta në qytete. Ai e cilësoi tragjedinë e Gërdecit si papërgjegjshmëri njerëzore. "Rreziqet bën hatanë e Gërdecit, e cila hetohet dhe do hetohet pa asnjë mëdyshje duke nxjerrë çdo përgjegjësi. Të grumbullosh qindra tonelata barut në një vend, pavarësisht nga se udhëhiqesh dëshmon shkallën më absolute të papërgjegjshmërisë njerëzore", - u shpreh Berisha. Duke folur për rëndësinë e sistemit zjarrfikës, ai bëri të ditur se së shpejti ushtria do të ketë një stacion të fuqishëm zjarrfikës, me rreth 20 automjete në shërbim të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetës së njerëzve, të pronës së tyre dhe të pasurisë kombëtare. "Babëzia e ndërtimeve ka bllokuar shpesh herë rrugët e qyteteve, duke e bërë të pamundur punën normale të zjarrfikësve", - theksoi ai. Më pas, punonjësit zjarrfikës të MNZSH-së së stacionit të portit detar zhvilluan një demonstrim në një rast ndërhyrjeje dhe shpëtimi. Pjesë e investimit të Autoritetit Portual janë dhe dy automjete zjarrfikëse të reja të blera për këtë stacion.
Në vizitën e tij në portin detar, Kryeministri shoqërohej nga ministri i PPTT-së, Sokol Olldashi, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, deputeti Genc Juka, prefekti Klodjan Pajuni dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha. Kryeministri Sali Berisha vijoi dje turin “Shqipëria po ndryshon” në rrethin e Durrësit, gjatë së cilës inspektoi punimet në shkollën që po ndërtohet në fshatin Gjepalaj, me vlerë 24.2 milionë lekë, si dhe mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të rrugës së fshatit Hardhishtë, me gjatësi 2.5 km dhe vlerë 32 milionë lekë.
1.2 miliard dollarë për fshatin
Kryeministri Sali Berisha tha dje se për herë të parë në historinë e vendit, në tre vjet, investohen në fshatrat tona 1.2 miliard dollarë në rrugë, shkolla, ujësjellës dhe kanalizime. Pas përurimit të rrugës së fshatit Hardhishtë, në Komunën Gjepalaj të rrethit të Durrësit, Kryeministri Berisha vuri në dukje për banorët e kësaj komune se “ne besojmë se ndryshimi vjen vetëm përmes veprave dhe ndryshimi është ajo çka çdo qytetar shqiptar ka nevojë jetike”. Berisha tha se “edhe kryetari i Partisë Socialiste thërret për ndryshim, por ndryshimi nuk vjen me mashtrime, me falsifikime, nga trillimet dhe shpifjet. Ndaj edhe unë jam i bindur se ndërmjet ndryshimit që ne sjellim me vepra konkrete dhe ndryshimit që ofron z. Rama, me fjalë boshe e shpifje, sa madje për të ndërtuar karrierën e tij mbi çdo gjë, prek edhe aty ku nuk prek shqiptari kurrë, në kodin e vdekjes, atëherë ndryshimi që ne ofrojmë është krejt i ndryshëm, si nata me ditën”.
Qeveria, tryeza konsultimi për progres-raportin
Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON), pranë Këshillit të Ministrave organizoi dy tryeza të rrumbullakëta me qëllim konsultimin e draftit të Raportit të Progresit 2006-2007, të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2007-2013. Ky dokument është hartuar në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qendrore mbi bazën e indikatorëve të nivelit të lartë që janë parashikuar në kapitullin e monitorimit të SKZHI-së, duke u fokusuar në ecurinë dhe arritjet e viteve 2006-2007, në veçanti për përparësitë që i jepen integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ky dokument përmban edhe një vlerësim të ecurisë kundrejt përmbushjes së Objektiva të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren. Në këtë kontekst, përfshirja dhe kontributi i shoqërisë civile dhe komunitetit donator për konsultimin dhe bërjen e oponencës, në funksion të monitorimit dhe vlerësimit sa më të plotë të ecurisë së zbatimit të politikave dhe reformave të ndërmarra konsiderohet e rëndësishme.