E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos Kryeminister Jo objektivi im

Populli grek në zgjedhjet e 6 majit le të vlerësojë propozimet ekzistuese, të miat dhe të zotit Samaras, pa u marrë me të shkuarën, theksoi kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, në një intervistë për televizionin Mega Channel.
Venizelos tha se programi fiskal ekonomik i vendit duhet të zgjatet deri në vitin 2015 dhe theksoi se përderisa avancojnë ndryshimet strukturore, kryetari i PASOK-ut, jep garanci se nuk do të preken punonjësit dhe pensionistët me të ardhura të ulëta, nuk do të zbatohen reduktime horizontale dhe as do të vendosen taksa të reja.
Më tej ai e përjashtoi mundësinë që ndonjë parti të fitojë maxhorancë qeveritare dhe kërkoi që të rezultojë PASOK-u si partia e parë, me qëllim që të marrë mandatin për krijimin e qeverisë, për t’u shmangur mungesa e mosqeverisjes dhe vajtja në zgjedhje të njëpasnjëshme.
Venizelos theksoi se në ndryshim nga lideri i opozitës, Antonis Samaras, ai vetë nuk ka si objektiv të parë të jetë kryeministër, por të menaxhojë mandatin për formimin e qeverisë, duke lënë të kuptohet se edhe sikur PASOK-u t’i fitojë zgjedhjet, nuk do të insistojë për të marrë ai postin e kryeministrit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›