Kërkesa për heqje imunitetesh, jo monopol i Prokurorisë së Përgjithshme
Debati për heqjen e imunitetit të deputetëve, kërkohen ndryshim procedurash. Deputetët e majtë dhe të djathtë nisin kontaktet, së shpejti nisma në Kuvend
Erald Kapri
Detajet e ndryshimeve në sistemin e Drejtësisë po diskutohen në mënyrë informale mes deputetëve të të dy krahëve dhe nga këto bisedime janë parapërcaktuar disa ndryshime. Debati i këtyre ditëve të fundit në lidhje me heqjen e imunitetit të deputetëve është prekur nga deputetët. Tashmë është vendosur që kjo iniciativë do të jetë e përbashkët mes palëve dhe në Kuvend do të shkojë një platformë e vetme. Përsa i përket heqjes së imunitetit të deputetëve, është vendosur që deputetët e Kuvendit të ketë një imunitet prej “kristali”, në kuptimin që ai mund të cenohet sa herë që shihet i domosdoshëm nga institucionet përkatëse. Sipas diskutimeve paraprake, është vendosur që Prokuroria e Përgjithshme të mos ketë e vetme instrumentin e kërkesës për heqjen e imunitetit të një deputeti. Deputetët kanë hedhur idenë se institucione të ndryshme mund ta kenë këtë të drejtë për të kërkuar në Kuvend heqjen e imunitet të ndonjë deputeti të veçantë.
Imuniteti
Ajo që është vendosur në mirëkuptim është që deputetët do të gëzojnë një imunitet ligjor dhe kjo i ndan ata nga qytetarët e thjeshtë që i kanë zgjedhur, duke vendosur që çdo kërkesë për heqje imuniteti të shoqërohet me përgjigje pozitive nga Kuvendi. Me pak fjalë, në rast se një deputet kërkohet të ndiqet penalisht, institucioni përkatës, me anë të shkresës që do të dërgojnë në Kuvend, de fakto ka nënshkruar edhe të drejtën për ta ndjekur penalisht. Është menduar që afati të jetë rreth 24 orë nga dërgimi i kërkesës në Kuvend e deri në heqjen automatike të imunitetit të kristaltë të deputetit që kërkohet të ndiqet penalisht. Deputetët kanë hasur një vështirësi në lidhje me imunitetin e zyrtarëve të tjerë të lartë që parashikon Kushtetuta e Republikës. Në Shqipëri ka dhjetëra zyrtarë të lartë, kryesisht në sistemin e Drejtësisë, që gëzojnë një imunitet dhe mbrojtje ligjore gati të pacenueshme. Në këtë pikë kanë ngelur edhe diskutimet paraprake. Deputetët kanë hasur vështirësi për shkak se zyrtarët në fjalë nuk janë politikë dhe ndoshta heqja e imunitetit të tyre mund të sjellë një efekt negativ. Heqja e imunitetit të deputetëve nuk është e njëjtë me heqjen e imunitetit të gjyqtarëve apo zyrtarëve të tjerë, kur jeta e tyre profesionale varet nga kjo mbrojtje ligjore.
Nismat
Partia Demokratike, por dhe ajo Socialiste kanë paraqitur prej kohësh në Kuvend nismat përkatëse për të kufizuar imunitete. Këto nisma, në formë projektligjesh, nuk do të merren parasysh, por pritet që detaje nga këto nisma të jenë prezente. Duket se do të huazohet procedura e afateve që parashikon nisma ligjore e PD-së. Në këtë projektligj është hequr fjala “72 orë”, e cila kishte të bënte me kohën kur fillonte ndjekja penale e një deputeti. Duke iu referuar projektligjit, fillimi i ndjekjes penale të një deputeti mund të bëhet jo më herët se 72 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim kryetarit të Kuvendit dhe deputetit subjekt hetimi nga prokurori i Përgjithshëm. Parashikohet që kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm në seancën më të parë plenare. Kjo përbën edhe nenin dy të projektligjit, i cili është ndryshuar duke e bërë që fillimi i ndjekjes penale të një deputeti mund të bëhet jo më herët se orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim kryetarit të Kuvendit dhe deputetit subjekt hetimi nga prokurori i Përgjithshëm. Komisioni i Venecias sugjeroi që kufizimi i imunitetit të deputetit të votohet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, sipas nenit 81. Ky komision, përmes një letre drejtuar autoriteteve shqiptare, mbështeti nismën për kufizimin e imunitetit të deputetëve në rast të gjykimit për korrupsion, por ky institucion bëri të ditur se për këtë nismë duhet konsensus në Parlament.
Islami: ”Së shpejti detajet e sistemit zgjedhor”
Bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Kastriot Islami, u shpreh ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp se së shpejti reforma zgjedhore do të jetë e plotë. Sipas tij, me amendamentet kushtetuese të cilat u miratuan në Kuvend, u është hapur rruga detajeve të tjera ligjore të sistemit proporcional rajonal. Deputeti Islami tha se kjo reformë do të përfundojë brenda sesionit parlamentar të verës. ”Tashmë reforma pritet të kalojë në aspektin ligjor, sepse konceptimi i saj përmes përcaktimit të sistemit zgjedhor është i qartë, nëpërmjet amendamenteve kushtetuese. “PS-ja ka tashmë një platformë të qartë dhe për më tepër me një përcaktim kushtetues. Një grup i rëndësishëm juristësh po e detajojnë dhe po e përkthejnë atë në nene, që do të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor”, - tha Islami. Deputeti i PS-së siguroi më tej se mekanizmat parlamentarë janë të gatshëm për të bërë plotësimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.
21 Maj 2008