Qeveria “Berisha”, taksë edhe për barin dhe kullotat e bagëtive
Kryeministri Berisha ka firmosur tarifat për kositjet dhe kullotat. Barinjtë duhet të paguajnë taksë vjetore për çdo bagëti dhe për stanet
Erald Kapri
Kryeministri Sali Berisha ka firmosur pak muaj më parë një vendim i cili vendos taksë për blegtorët që përdorin kullotat, kositin bar si dhe për sipërfaqen e stanit. Debati botëror për prishjen e së gjelbrës dhe mushkërive tokësorë, pra prishjes së pyjeve, ka prekur edhe Shqipërinë, e cila ka vendosur të aplikojë një vendim të cilin për herë të parë e ka përdorur qeveria e Fan Nolit në vitin 1924. Çdo bari do të paguajë një taksë vjetore për çdo kokë bagëti, pasi ato hanë barin dhe zhveshin pemët. Pavarësisht se kullota mund të jetë pronë private, ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha sipërfaqet e ngjashme, pasi konsiderohen mushkëritë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Bagëtitë prishin pemët, ndaj dhe vendosja e taksës pritet që t’i frenojë ato që të ndotin ajrin. Vendimi mban numrin 887, firmën e kryeministrit Berisha dhe ka filluar aplikimin që në fillim të këtij viti. Ai duhet të zbatohet nga komunat dhe Drejtoritë lokale të Pyjeve, çka i jep siguri qeverisë se kjo taksë do të mblidhet. Faktikisht në vitin 1994 është një vendim i qeverisë “Meksi” me numër 236, i cili vendosje që kullotat do të kenë një tarifë, por që faktikisht asnjëherë nuk u aplikua. Maxhoranca aktuale miratoi edhe një ligj në marsin e vitit 2007 “Për fondin kullosor”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, i cili i hapi rrugën vendimit të qeverisë “Berisha”.
Taksa për kullotjen e bagëtive
Blegtorët shqiptarë do të duhet të paguajnë në komunën që ata i përfaqëson një taksë për çdo bagëti që ata disponojnë. Qeveria i ka miratuar këto tarifa të cilat janë të përcaktuara për dhentë, dhitë, gjedhët dhe njëthundrakët. Inspektorët e komunës do të përcaktojnë se kur bagëtitë e një çobani përdorin kullotat, në verë ose në dimër, në bazë të kësaj do të përdoren edhe tarifat. Për shembull, në rast se dhentë e një çobani përdorin kullotat në dimër, atëherë ai do të duhet të paguajë 350 lekë për çdo kokë në vit. Me pak fjalë, në rast se disponon 100 krerë dhen, ai do të duhet të paguajë për shtetin 35 mijë lekë të rinj në vit. Tarifa në verë për dhentë është 300 lekë për kokë. Tarifa për dhitë është e njëjtë me dhentë, ndërsa për gjedhët është 1 500 lekë në vit për kokë në dimër dhe 1 300 në verë. Njëthundrakët do të kenë një tarifë prej 1 200 lekësh në dimër dhe 1 000 lekë në verë. Kjo tarifë është vjetore.
Taksa për kositjen e barit dhe pemëve
Tarifat kanë si qëllim të mbrojnë edhe barin që blegtorët shqiptarë e kositin si rezervë ushqimore në dimër për bagëtitë e tyre. Sipas vendimit të qeverisë, bari i kositur në verë dhe krasitja e pemëve për të ushqyer bagëtitë do të kenë një tarifë prej 1 lekësh për metër katror. Vendimi ka parashikuar gjithashtu se pyjet që përdoren për kullotje do të kenë një tarifë prej 10 lekësh. Kryesisht bagëtitë që njihen për kullotje te pemët janë dhitë, kështu që çdo bari që ka dhi do të duhet të paguajnë për ushqimin e dhive të tij.
Taksa për përdorimin provizor të tokës për stanet
Barinjtë kanë një veti, që lëvizin shumë nëpër pyje dhe formojnë vendbanime provizore për të pushuar bagëtitë. Ata e cilësojnë këtë si të rëndësishëm për bagëtitë, pasi ato tresin ushqimin duke pushuar. Vendimi i qeverisë jo vetëm që ka vendosur taksë për stanet e barinjve, të cilat janë vendbanime të përhershme, por ka vendosur taksë edhe për këto vendbanime të përkohshme që përdorin bagëtitë për të tretur ushqimin. Do të ketë taksë të veçantë, me tarifa të përcaktuara për qendër stani të rrethuar, qendër përpunimi bulmeti, ngrehinë banimi për barinj, mullinjtë dhe magazinat. Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi dhe tashmë pritet që inspektorët e komunave t’i mbledhin këto taksa, pasi do të kenë mundësi ta përdorin për buxhetin e tyre lokal.
Tarifat e kullotjes së bagëtive
Nr. Lloji i bagëtive Tipi i kullotës Pyje që kulloten lekë/krerë
Dimërore lekë/krerë Verore lekë/krerë
1. Dhen 350 300 200
2. Dhi 350 300 200
3. Gjedh 1500 1300 1200
4. Njëthundrak 1200 1000 800
Tarifat e kositjes së barit dhe krasitjes së drurëve pyjorë për gjethe
Nr. Emërtimi Tipi i kullotës Pyje që kulloten lekë/dru
Dimërore lekë/m2 Verore lekë/m2
1 Kositje bari X 1 10
2 Krasitje gjethi X X 10
Tarifat vjetore të përdorimit të sipërfaqes së tokës për blegtorët
Nr. Lloji i ndërtimit Tipi i kullotës Pyje që kulloten lekë/m2/vit
Dimërore lekë/m2/vit Verore lekë/m2/vit
1 Qendër stani e rrethuar 50 50 50
2 Qendër përpunim bulmeti 600 500 500
3 Ngrehinë banimi për barinj 400 200 200
4 Mullinj, magazina 300 300 300
Kryeministri, Gjanës: ”T’i japim tokat e lira me qira”
Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ditën e hënë ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, se qeveria duhet të bëjë çmos që të jepen tokat e lira me qira. Sipas kryeministrit, ka shumë biznesmenë të cilët janë të interesuar që të investojnë në tokën bujqësore ndaj dhe tokat e lira mund të përdoren për këtë çështje duke i dhënë ato me qira. Në fakt Ministria e Bujqësisë ka lëshuar prej kohësh një urdhëresë ku përcakton kontratën dhe detyrimet për lëshimin me qira të 137 590 hektarë tokë që figurojnë si të pandara me Ligjin 7501. Këto toka në pronësi shtetërore do të lëshohem me qira për çdo të interesuar. Tokat e pandara me Ligjin 7501 janë parë si mundësi e mirë për kompensimin e ish-pronarëve. Shtyrja e vazhdueshme e këtij procesi ka bërë që Ministria e Bujqësisë t’i shfrytëzojë këto toka bujqësore për qëllimet e shtetit. Ish-pronarët tashmë duhet të mësohen me idenë se tokat për momentin nuk do të jetë disponibël për Agjencinë e Pronave, por do të shfrytëzohen. Nga gjithë fondi i tokave, rezultojnë 26 377 ha me origjinë nga ish-ndërmarrjet bujqësore që emërohen “disponibël shtetëror” dhe 111 200 ha me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore, që evidentohen si “fond i tokave të pandara”.
Kullotat dhe pyjet do të kalojnë tek ish-pronarët e tyre
Ministria e Ekonomisë ka ngritur një grup pune ndërministror, i cili do të ketë për qëllim të verifikojë të gjitha pronat në Shqipëri si tokat e lira, pyjet, kullotat, objektet etj., të cilat do të kalojnë në Agjencinë e Pronave për të kaluar në duart e ish-pronarëve të tyre para viteve 1944. Aktualisht grupi i punës ka dërguar specialistë në terren, të cilët po verifikojnë ekzistencën e pronave, të cilat në bazë të gjendjes së tyre do të vendoset për kalimin e tyre në administrimin e AKKP-së. Ligji për ndarjen e tokës, e cila u perceptua nga Parlamenti i asaj kohe si reformë, u miratuar në vitin 1991, vit në të cilën filloi ndarja e parë e tokave, që vazhdoi deri në vitin 1995. Gjatë kësaj periudhe rezulton se janë ndarë 430 hektarë tokë, ose e thënë ndryshe, 78 për qind e totalit. Në raportin e paraqitur në qeveri bëhet e ditur se cilësia e ulët e tokave si dhe refuzimi i tyre për t’u marrë nga pronarët, janë arsyet pse toka nuk është ndarë në mënyrë të plotë. Duke parë këtë situatë u kërkua që toka e mbetur të kalonte në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave. Nga ana tjetër, ligji që sanksiononte këtë veprim nuk është futur asnjëherë në fuqi. Kjo situata ka sjellë që këto sipërfaqe të mos kenë përdorues. Në vitin 1998 ka nisur faza e dytë e reformës mbi tokën sipas Ligjit famëkeq 7501. Në shumë rrethe janë evidentuar individë ose familje që për neglizhencë apo probleme të tjera nuk morën tokë. Kjo solli miratimin e një tjetër ligji për ndarjen e tokës, por që sërish ishte në zbatim të ligjeve të mëparshme. Të dhënat paraprake se sa tokë është ndarë pas vitit 2008 janë ende të pa qarta, por bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme.
21 Maj 2008