E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Cekën. Kreu i PAD-së: ”Folëm për PD-në e djeshme dhe të ardhmen”



Kryeministri Sali Berisha ka ftuar për një takim miqësor ish-rivalin dhe kolegut e tij, kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Takimi, i cili u zhvillua në ambientet e një hoteli luksoz në Tiranë, u mbaj sekret për mediat si dhe për çështjet që kanë diskutuar dy politikanët. Kryeministri Berisha u shpreh se ky takim ishte miqësor dhe privat. “Mund të them se ishte një takim miqësor dhe i rëndësishëm privat”, - ishin fjalët e vetme të kryeministrit Berisha. Neritan Ceka nuk u tregua kaq i rezervuar. Ai tha për mediat vizive se u fol për PD-në e dikurshme dhe për të ardhmen e së djathtës shqiptare në përgjithësi. “U fol për PD-në e djeshme dhe të djathtën e së nesërmes, që do të krijohet pas zgjedhjeve të ardhshme. Bisedat në përgjithësi dhe jo në veçanti ishte një takim krejt miqësor dhe pa një axhendë të përcaktuar”, - tha Ceka. Kryetari i Aleancës Demokratike, i cili është në koalicionin e majtë “E majta për integrim”, nuk ka preferuar të flasë më shumë në lidhje me ndonjë propozim konkret që mund të ketë dhënë lideri i së djathtës Berisha për Partinë Aleanca Demokratike. Burime pranë Partisë Demokratike shprehen se lideri Berisha ka shprehur dëshirën e tij për të pasur në koalicionin qeverisës edhe partinë e Neritan Cekës. Madje burimet shprehen se Berisha e ka cilësuar këtë kthim të mundshëm të Cekës në koalicion si plotësim i PD-së në fillim viteve nëntëdhjetë. Gjithsesi, takimi i zhvilluar në kafen e hotelit luksoz, i cili zgjati rreth 40 minuta, u preferua që të mos politizohet, por të paraqitet si një takim mes dy miqve të tjetër, megjithëse në karrierën e të dy politikanëve ka pasur më shumë probleme sesa kompromise.

21 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›