E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Prishtinë çelet festivali “Një Botë ‘08"

Prishtinë -Në mbrëmjen e sotme, në Kinemanë ABC, fillon festivali i nëntë ndërkombëtar i filmit dokumentar për të drejtat e njeriut “Një Botë ‘08”, në të cilin marrin pjesë 25 filma, prej tyre 6 vendorë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), institucion ky i cili është edhe organizator i festivalit, Pajazit Nushi, tha se këtë vit ky festival ka disa veçori të posaçme ndër të cilat është numri i madh i filmave të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Juria përbëhet nga Vehap Shita, Haqif Mulliqi, Burbuqe Berisha regjisore, Ekrem Kryeziu profesor në Fakultetin e Arteve dhe regjisor, Sadedin Prekazi regjisor. Në këtë festival pjesëmarrësit janë nga SHBA-ja, Franca, Egjipti, Italia etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›