Pasuritë shtetërore, qeveria miraton procedurat e privatizimit
Përcaktohen kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes. Qeveria miratoi dje vendimin që përcaktohen procedurat e privatizimit të pronës shtetërore. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 2, të aktit normativ “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi dje të miratojë procedurat e privatizimit të pasurive shtetërore.
Procedurat e privatizimit të pasurisë shtetërore
Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve, me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë, për fillimin e procedurave të privatizimit apo transformimit në shoqëri tregtare.
Vendimi thotë që atij i nënshtrohen institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, për pasuritë e ndërmarrjeve apo institucioneve, që kanë në varësi administrative apo në pronësi, dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive në ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Ministri përgjegjës për Ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim, pas mendimeve të përmendura më sipër.
Komisioni i vlerësimit të pronës shtetërore, në zbatim të këtij vendimi, ngrihet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Ky komision kryesohet nga kryetari i degës së shoqërive publike, në prefekturën, ku ndodhet objekti dhe në përbërje ka:
- ekspertë vlerësues, të licencuar sipas nevojave të procesit të vlerësimit;
- përfaqësuesin e ndërmarrjes apo të institucionit, në administrim të të cilit ndodhet aseti.
Miratimi për përfshirjen në procesin e privatizimit të pasurisë së luajtshme, si elemente të veçanta, bëhet nga institucioni përkatës i varësisë administrative. Pas nxjerrjes së miratimit të privatizimit, ky institucion ngre komisionin e vlerësimit për vlerësimin e pasurisë. Ky komision kryesohet nga përfaqësuesi përkatës i strukturës administrative dhe në përbërje ka 3 anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë ekspert vlerësues i fushës përkatëse. Shpenzimet për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit (pagesa e ekspertëve etj.) në rastin e mësipërm mbulohen nga institucioni ose ndërmarrja, në administrim të të cilit ndodhet pasuria. Ngritja e komisionit të vlerësimit për objektet ndërtimore, të cilat kanë qenë në administrim të një subjekti, që nuk ekziston më, bëhet sipas urdhrit të ministrit përgjegjës për Ekonominë.
Vlerësimi i elementeve të pasurisë shtetërore
Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për Ekonominë. Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara dhe nënshkruara prej tij (genplane, situacione, akt-vlerësime etj.). Me daljen e urdhrit të përfaqësuesit të ministrit përgjegjës për Ekonominë, për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit, që do të privatizohet, ekspertët vlerësues të këtij komisioni, brenda 15 ditëve, përgatisin: a) genplanin e ndërmarrjes apo të objekteve, që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional, në pesë kopje origjinale;
b) përshkrimin e ndërmarrjes dhe/ose të objekteve të saj, sipas genplanit. Komisioni i vlerësimit, menjëherë pas marrjes së dokumentacionit të mësipërm, i drejton prefekturës përkatëse, në territorin e së cilës ndodhet objekti, kërkesën për konfirmimin nga zyra e urbanistikës së genplanit të përgatitur nga komisioni i vlerësimit. Prefektura, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së degës së shoqërive publike përkatëse, konfirmon genplanin në pesë kopje origjinale, dhe ia përcjell degës së shoqërive publike dokumentacionin, të nënshkruar dhe të vulosur nga ana e saj. Pas marrjes së genplanit, të konfirmuar nga prefektura përkatëse, dega e shoqërive publike i kërkon zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme hartën treguese të objektit, që do të privatizohet. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, i dërgon DSHP-së hartën treguese, me të dhënat përkatëse të objektit për privatizim, si dhe vërtetimin hipotekor apo certifikatën e pronësisë, nëse ka. Komisioni i vlerësimit, pas marrjes së dokumentacionit nga prefektura përkatëse, i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konfirmimin nëse trualli, në të cilin ndodhet objekti, ka pronarë, të njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit, që do të privatizohet, duke u bazuar në çmimin e përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon konfirmimin përkatës komisionit të vlerësimit, bashkë me vendimet përkatëse, nëse ka. Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat dhe ndërtimet, linjat e prodhimit dhe të shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari, ndërsa për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit etj., afati duhet të jetë jo më shumë se 20 ditë.
Dokumentacioni
Sipas këtij vendimi, dokumentacioni i përgatitur nga komisioni i vlerësimit dërgohet në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për objektet ndërtimore dhe linjat e prodhimit ose të shërbimit, me shkresë përcjellëse, të nënshkruar dhe të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt e ajo funksionale. Po kështu, dokumentacioni dërgohet edhe në Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike), për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., me shkresë përcjellëse, të nënshkruar dhe të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, kur asetet do të shiten të veçanta. Më pas Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me marrjen e dokumentacionit të vlerësimit dhe pasi e gjen atë të rregullt, në zbatim të legjislacionit në fuqi, ia përcjell Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Vlerësimi i pasurisë së ndërmarrjeve shtetërore, që transformohen, në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë, bëhet në përputhje me këtë vendim.
Procedura e shitjes së pronës shtetërore
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, 7 ditë pas datës së marrjes së dokumentacionit të vlerësimit nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrave rajonale në qarqe konfirmimin, nëse ka vendime të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, për truallin përkatës. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrat rajonale në qarqe, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgojnë konfirmimin Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, bashkë me vendimet përkatëse, të shoqëruara edhe me planvendosjen e pronës. Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit, në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare. Në rastet kur subjektet e shpronësuara të truallit, pas njoftimit të bërë nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike), nuk kanë paraqitur dokumentet e pronësisë, deri në afatin e përcaktuar në njoftim, bëhet një njoftim i dytë, në dy gazeta me qarkullim kombëtar dhe njoftohet pronari, duke i lënë një afat të ri, prej 30 ditësh nga data e njoftimit të parë. Nëse edhe në këtë afat të dytë pronari nuk paraqitet, atëherë kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Vlera e truallit, e përcaktuar sipas hartës së vlerës, i shkon drejtpërdrejt pronarit për kompensim.
Në rastet kur konfirmohet se objekti, që privatizohet, nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, ai i nënshtrohet ankandit, sipas procedurave të këtij vendimi. Kur në datën e zhvillimit të ankandit paraqitet subjekti i shpronësuar i truallit me dokumentacionin ligjor, që vërteton pronësinë e truallit të objektit, atëherë subjekti i shpronësuar gëzon të drejtën e parablerjes, me vlerën fillestare të objektit.
Në ankandet për shitjen e pasurive të shoqërive në likuidim e sipër nuk zbatohet e drejta e parablerjes për ish-pronarët e truallit. Ata marrin pjesë në ankand si të gjithë të tjerët. Në rastet e shpalljes fitues, ish-pronarëve u zbritet vlera e truallit, e njohur apo e kthyer, me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, e vlerësuar me çmimet e hartës së vlerës së truallit, miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Procedurat e publikimit fillojnë pasi të jenë dorëzuar në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, dokumentet e vlerësimit të objektit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, e pranon dosjen e objektit, nëse për këtë objekt ka dokumentacion të rregullt, i cili u ka kaluar strukturave përkatëse, të përcaktuara në këtë vendim. Në të kundërt kërkohet plotësimi i dokumentacionit.