Berisha: Qeveria ime mban premtimet, Rama reciton enciklika
Kryeministri Sali Berisha ka vijuar ditën e djeshme turin e tij “Shqipëria po ndryshon” në Juglindje të vendit, ku është ndalur në Pogradec, Korçë, Devoll dhe mjaft komuna të kësaj zone. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga deputetët e zonës, Ridvan Bode dhe Edmond Spaho, ka inauguruar disa vepra publike të financuara nga buxheti i shtetit. Përpara banorëve të Vithkuqit, Kryeministri është shprehur se Shqipëria po ndryshon dhe ftoi kreun socialist, Edi Rama, që të vizitojë këtë Shqipëri. Ai u shpreh se qeveria po mban premtimet e dhëna në fillim të mandatit. Duke dashur të bëjë një paralelizëm, Berisha tha se ai po inauguron vepra publike, premtime të qeverisë, ndërsa kreu socialist reciton enciklika. “Ndaj, e ftoj kryetarin e PS-së të vijë në Vithkuq, jo për të shpërndarë enciklika, jo për të recituar enciklika, por të vijë e të shohë se si punohet këtu, si e ndërtojnë jetën këta qytetarë, sepse këta qytetarë mendojë për rrugët, nuk kanë nevojë për fjalë, kanë nevojë për ujësjellës, nuk kanë nevojë për retorikë, kanë nevojë për kanalizime, nuk kanë nevojë për slogane, kanë nevojë për shkolla moderne, që të vazhdojnë të investojnë për fshatin e tyre”, - tha Berisha. Më tej në deklaratën e tij, kreu i qeverisë u premtoi banorëve të Vithkuqit një jetë më të mirë. “Ne jemi të vendosur t’ua sigurojmë këto, duke respektuar njëkohësisht edhe lëvizjen e lirë. Jemi të vendosur që edhe në Vithkuq, në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë, të punojmë çdo ditë e më shumë. Dhe ne e kemi bërë këtë. Shqipëria sot ka marrë ftesën për në NATO. Shqipëria po përmbush detyrimet e MSA-së, në mënyrë që ju qytetarë të Vithkuqit të lëvizni të lirë, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Evropën dhe ju siguroj që kjo ditë do të jetë e afërt”, - premtoi Kryeministri. Gjatë këtij takimi, Kryeministri bëri një bilanc të punës 3-vjeçare të qeverisë. Ai tha se vendi është kthyer në një kantier ndërtimi në të katërta anët. “Një burrë i moshuar nga Mitrovica, i cili bëri pushimet në Sarandë, më tha se nga Saranda në Prishtinë shqiptarët i gjeta në punë, pra Shqipëria është shndërruar në një kantier të vërtetë. Kudo, në të katër anët e vendit, ne po ndërtojmë rrugë, më shumë se sa janë ndërtuar në tërë historinë e vendit. Nisim këtë vjeshtë projektin e katër mijë kilometrave rrugë rurale, në fshatrat dhe çdo rrugë të Shqipërisë. Ne do të çojmë rrugë të asfaltuara në çdo qendër komune. Ne po investojë në arsim më shumë se në çdo drejtim tjetër, sepse për ne, fëmijët janë të parët. Ne duam që ata të shkollohen në shkolla të mira, në shkolla moderne, me laboratorë informatike etj.”, - tregoi Berisha. Kryeministri tha më tej se qeveria që ai drejton po lufton korrupsionin, duke bërë që të mblidhen 38 miliardë lekë shtesë, që më parë nuk hynin në buxhetin e shtetit, por vidheshit nga zyrtarët. “Ne vendosëm të dyfishojmë pensionet në fshat dhe këtë do ta shndërrojmë në realitet. Viti që vjen shënon dyfishimin e pensioneve në fshat. Në tre vjet, ne ia kemi dalë të vjelim taksa dhe tatime më shumë sesa kanë vjelë paraardhësit tanë në gjashtë vjet. Shqipëria, dikur vendi i taksave më të larta, sot është vendi i taksave më të ulëta në Evropë. Ne e bëmë këtë, duke luftuar kontrabandën, korrupsionin, ryshfetin. Po shihja këto ditë të ardhurat nga doganat. Kanë arritur në 38 miliardë lekë. Sepse trau i doganave ngrihet dhe ulet sipas ligjit tashmë”, - deklaroi Kryeministri. Berisha përuroi rrugën, rruga nacionale-Vithkuq, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 30 milionë lekë, si dhe premtoi mbështetje për çdo projekt në këtë zonë.
Inaugurimet në Qarkun e Korçës
Në përfundim të vizitës në rrethin e Korçës, Kryeministri Berisha bëri një përmbledhje të një serie investimesh në komunat e këtij rrethi. Kryeministri inauguroi përfundimin e rikonstruksionit të disa shkollave të reja si shkolla 9-vjeçare në fshatin Bllac, rikonstruksioni i shkollës së mesme në komunën Pirg, përfundimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Tren, si dhe inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme të Progërit, që përkon edhe me 100-vjetorin e krijimit të saj. Gjithashtu, Kryeministri inauguroi përfundimin e disa investimeve infrastrukturore si inaugurimi i segmentit rruga nacionale-deri në qendër të Vithkuqit, inaugurimi i rrugës së spitalit në Bilisht, inaugurimi i rrugës që lidh Vishocicën me rrugën kombëtare, inaugurimi i rrugës që lidh Sulin me rrugën kombëtare, inaugurimi i investimit për frigoriferin e prodhimeve bujqësore, me kapacitet të madh, në Bulgarec, si dhe inaugurimi i sistemit të vaditjes dhe kullimit të Devollit të Sipërme, në fshatin Ponçar. “Ne jemi të vendosur t’ju mbështesim fuqimisht, në mënyrë që ju të keni infrastrukturën që meritoni, të keni rrugët e asfaltuara për të dalë me lehtësi dhe shpejtësi në treg, të keni shkolla moderne, ku fëmijët tuaj të arsimohen njësoj si në Bilisht, Tiranë, e kudo, të keni ujësjellësit, kanalizime dhe të gjithë infrastrukturën moderne që ju meritoni”, - u shpreh Kryeministri.
Berisha: Jam frymëzuar nga poema "Devoll-Devoll", por jam zotuar për ta nxjerrë Devollin nga balta
Kryeministri Sali Berisha u shpreh përpara banorëve të Devollit se do të bëjë çmos që krahina e tyre të dalë nga balta, dhe kjo falë investimeve në infrastrukturë. Berisha tha se ka qenë i frymëzuar nga poema e Dritëro Agollit, "Devoll-Devoll" dhe i kishte bërë përshtypje përshkrimi i baltës në Devoll, por nga ana tjetër, ai premtoi se Devolli do të dalë nga balta. “Para se të vizitoja Devollin, kisha lexuar poemën e Dritëro Agollit "Devoll-Devoll" dhe më kishin bërë shumë përshtypje rreshtat kushtuar baltës së Devollit. Kur erdha këtu, e kuptova përse poeti ishte frymëzuar dhe i shkruante kaq shumë kësaj balte, por, njëkohësisht, u zotova të bëj çdo përpjekje për ta nxjerrë Devollin nga balta dhe ju jap fjalën për këtë. Ju jap fjalën se Devolli, së bashku me Korçën, do të jenë zonat e para, ku do të asfaltohen të gjitha rrugët e rrugicat e fshatrave të tyre. Ju jeni punëtorë të mrekullueshëm dhe i meritoni të gjitha këto investime. Megjithatë, kjo është një politikë e ndjekur për të gjithë Shqipërinë. Ne po punojmë me të njëjtin intensitet edhe në ultësirën bregdetare, po punojmë me të njëjtën vendosmëri për zonat e thella”, - tha Kryeministri gjatë vizitës në Devoll.
Kryeministri premton më tepër vëmendje për fshatin
Kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e djeshme se politika e qeverisë së tij ka mbështetur fermerin shqiptar. Ai tha se gjatë periudhës që bënte fushatë si kryetari i opozitës, kishte vënë re se fermerëve u kalbeshin prodhimet për shkak të kontrabandës. “Sot, - tha Kryeministri, - prodhimi i grurit në Korçë është rritur këtë vit me 30 % dhe po kështu është rritur në Myzeqe dhe kudo”. Në përfundim të vizitës në fshatrat e rrethit të Korçës, Kryeministri Berisha u ndal në inaugurimin e sistemit të vaditjes dhe kullimit të Devollit të Sipërm, në fshatin Ponçar. Sistemi ujitës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 70 milion lekë, do të bëjë të mundur vaditjen e një sipërfaqeje toke prej 700 ha. “Kam ardhur në Komunën Qendër edhe pak vite më parë dhe i kam gjetur fermerët në gjendje depresive, pasi iu ishin kalbur prodhimet në arë, për shkak të kontrabandës. Po kështu ndodhi edhe me grurin. Edhe mediat iu ranë sirenave së bashku me opozitën se qeveria nuk po ul taksën për grurin në dogana. Por ne nuk mund ta ulnim atë, sepse do mendonim për fermerët tanë dhe prodhimet e tyre. Drejtori i Bujqësisë për rrethin e Korçës më informoi se prodhimi i grurit në Korçë është rritur këtë vit, me 30 % dhe po kështu është rritur në Myzeqe dhe kudo. Këta fermerë e ndjejnë se qeveria jo vetëm e mban fjalën e dhënë, por ajo po harton politikat më të fuqishme të zhvillimit”, - tha Berisha.