Elbasani; Gati për vitin e ri shkollor
Shkollat, kopshtet, konviktet dhe çerdhet e qytetit të Elbasanit do të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor më 15 shtator, tha drejtori i Qendrës ekonomike të arsimit në Bashkinë e Elbasanit, Klevis Xhoxhi. Ai shtoi se që në fillim të muajit gusht kanë nisur lyerja dhe rregullimet e objekteve shkollore 9-vjeçare e të mesme, por edhe e kopshteve dhe konvikteve. Sipas tij, këtë vit Bashkia e Elbasanit ka investuar 4.5 milionë lekë për rregullimin e jashtëm të të gjitha objekteve shkollore, ku përfshihet dhe rregullimi i dyerve, dritareve etj., dhe se një fond tjetër prej 7 milionë lekësh është akorduar për hidro-izolimet dhe rikonstruksionet e shkollave.
Qyteti i Elbasanit ka 13 shkolla të mesme, 24 shkolla 9-vjeçare, 3 konvikte, si edhe 19 kopshte e çerdhe. Sipas drejtorit të Qendrës Ekonomike të Arsimit, Xhoxhi, brenda datës 15 shtator të gjitha kopshtet e qytetit do të pajisen me sistem ngrohjeje.