LSI: Lidershipi socialist, dosje në prokurori
Lëvizja Socialiste për Integrim intensifikon sulmet ndaj Partisë Socialiste. Së fundmi, lidershipi socialist akuzohet se po shet draftin e ri për funksionimin e prokurorisë për shkak të interesave personale të tij. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, si dhe anëtari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho, hodhi dje dyshime mbi qëndrimin e socialistëve lidhur me projektligjin më të debatuar. Ai tha se një pjesë e lidershipit socialist kanë dosje në prokurori, e si të tillë, ata janë të gatshëm që të votojnë ligjin vetëm që mos t’u hapen dosjet. “Dihen kthesat e Partisë Socialiste në minutën e fundit. Madje, i bën dhe natën. Nuk e pata fjalën për interesa të vogla, por për interesa të mëdha personale. Ju e dini që një pjesë e lidershipit, ose disa drejtues apo liderë të Partisë Socialiste, tashmë kanë dosje në prokurori”, - tha Braho. Nisur nga kjo, ai i bëri thirrje grupit parlamentar socialist që të mos bëhet pjesë e pazareve, por të ruajë pavarësinë e prokurorisë. “Ne i drejtohemi gjithë faktorit politik parlamentar dhe në mënyrë të veçantë Grupit Parlamentar të PS-së, që të mos bëhet pjesë e pazareve, por të bëhet pjesë e synimit të ruajtjes së pavarësisë së Prokurorisë, forcimit të integritetit dhe efikasitetit të saj në luftën kundër krimit gjatë hartimit dhe miratimit të ligjit për Prokurorinë”, - tha ndër të tjera Braho.
Pa mundur dot që të arrihet në një marrëveshje, ditët e fundit dy partitë më të mëdha të së majtës janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre, ku kryesisht është LSI ajo që denoncon veprime të caktuara të Edi Ramës në pozicionin e kryebashkiakut dhe të kryesocialistit. Dy ditë më parë në 4-vjetorin e krijimit të LSI-së, kreu i kësaj partie, Ilir Meta, në mbledhjen e KDK-së, një prej forumeve më të larta vendimmarrëse, hodhi akuza të rënda në adresë të Ramës, siç ishte ajo që sipas Metës, Rama ka punuar kundër së majtës në 2005. Madje, ai ka përmendur emra dhe fakte që mund të vërtetojnë deklaratat e tij. “Nëse LSI-ja u soll në mënyrë të hapur edhe të ndershme dhe luftoi për të marrë votat e saj, ti u solle në mënyrë më të pandershme me Partinë Socialiste, sepse jo vetëm tinëzisht nxite shumë grupime, gjoja të pavarura, por që po dalin që janë të varura kokë e këmbë nga Bashkia e Tiranës sot, kundër qeverisë “Nano”, jo për të luftuar korrupsionin e asaj qeverie, por thjesht për të sjellë humbjen e asaj partie, largimin e atij kryetari dhe për të kapur më pas Partinë Socialiste, ashtu sikurse ndodhi”, - është shprehur Meta dy ditë më parë. Ndërsa në një intervistë dhënë për VOA-n, kreu i LSI-së përmendi faktin se faktori “LSI” ishte ai që çoi në fitoren e zgjedhjeve në Tiranë, në të kundërt Rama do të kishte ikur në Paris. Një tjetër akuzë e Metës që lidhet përherë më faktin që PS e akuzon se është faktori i humbjes së zgjedhjeve në 2005-n, është edhe çështja e fotove nudo. Meta i ka kujtuar Edi Ramës se ishte ai që i dha kurajë që të vazhdonte garën pas publikimit të nudove, duke lënë të nënkuptuar se Rama ishte tërhequr nga gara.
LSI, propozime për ligjin e prokurorisë
Përveç akuzave në adresë të socialistëve, Braho dha edhe disa propozime mbi ligjin në fjalë. Sipas tij, nuk mund të pranohet synimi për ta lënë pa sqaruar, pra të paligjëruar dhe sanksionuar në ligj statusin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas mbarimit të mandatit të tij, si edhe tentativa për të ulur pagën dhe shpërblimin e prokurorëve nën nivelin aktual. Një tjetër propozim është që nuk mund të pranohet pezullimi i prokurorëve të thjeshtë nga detyra për shkak të akuzave të pabazuara apo presione që vijnë për shkak të funksioneve dhe veprimtarisë së tyre në detyrë. Mbrojtja e tyre që trajtohet padrejtësisht si “çështje imuniteti” garantohet vetëm nga Prokurori i Përgjithshëm. “Nuk mund të pranohet ndërhyrja në ligj me synimin e shmangies nga drejtimi direkt i organit të Prokurorisë, të Policisë Gjyqësore në procesin e hetimit. Është i papranueshëm, madje shkelje e rëndë e ligjit kalimi i tyre në varësi të Ministrisë së Brendshme për funksionet hetimore”, - deklaroi Braho.