E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, Berisha: Brenda katër viteve të ardhshme infrastruktura e këtij qyteti do jetë moderne

25-04-2011 / Gazeta 55

Pukë, Berisha: Edi Rama me “rrugën e vetme” kërkon të bllokojë Shqipërinë dhe të mbajë peshkun e artë të kryesisë së PS


UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka premtuar sot në Fushë Krujë, gjatë një mitingu të zhvilluar në kuadër të prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie, Bilal Stafuka, se gjatë mandatit të ardhshëm qeveria do financojë çdo projekt për ndërtimin e një infrastrukture moderne. 
Nga ky qytet, shefi i qeverisë vuri në krye të objektivave zhvillimin dhe progresin e vazhdueshëm të qytetit, ndërsa theksoi se i gjithë programi do të ketë një pikënisje, në të cilën vula mbetet kandidati për Bashkinë e Fushë-Krujës. “Fushë-Kruja mbetet në histori si kryeqyteti i mikpritjes shqiptare, ndaj dhe unë dhe një herë duhet të përulem me nderim para jush, dhe ta shndërrojmë në sukses dhe fitoren e Bilal Stafukës në datën 8 maj dhe të kryetarëve të komunave të Fushë-Krujës”- tha Berisha. Përpara simpatizantëve, Berisha vuri në dukje arritjet sikurse dhe të gjitha objektivat e qeverisë, për investime të cilat do të kenë destinacion zhvillimin. “Janë investuar 1 miliard e 100 milion lekë. Këto investime do të shumëfishohen. Fushë-Kruja do të ketë infrastrukturën më moderne që meriton, do të jetë një hyrje model të kryeqytetit. 4 vitet që vijnë, qeveria do të financojë çdo projekt të Stafukës për asfaltimin e rrugëve, rrugicave dhe ndriçimin e tyre. Qeveria do të financojë për ndërtimin e shkollave. Kemi dalë në kategori të parë dhe fushën e sportit do ta shndërrojmë në një stadium të vërtetë. Fushë-Kruja, do të ketë Unazën e vetë. Luzi do të ketë bay passin. Do fillojë ndërtimi i autostradës Fushë Krujë-Thumanë.
Do të ndërtojmë Europën në Fushë-Krujë”- deklaroi më tej kryeministri Sali Berisha.
Me anë të këtij premtimi, kryeministri përcolli mesazhin e qartë, se progresi do të vijojë, ndërsa hodhi poshtë akuzat e kryesocialistit Rama, se në vend ka 1 mijë të papunë. Për të, kjo krizë ekonomike nuk ekziston, por është një shpifje e radhës, ndërsa dëshiron të përdhosë të vërtetën.


Pukë, Berisha: Edi Rama me “rrugën e vetme” kërkon të bllokojë Shqipërinë dhe të mbajë peshkun e artë të kryesisë së PS


Kryeministri Sali Berisha, përshëndeti sot paradite, tubimin e organizuar me qytetarë të bashkisë së Pukës, gjatë të cilit vlerësoi dhe mbështeti kandidaturën e zotit Beqir Arifaj, si kryetar bashkie i qytetit, përfaqësues i koalicionit “Aleanca për qytetarin”. Kryeministri premtoi se gjatë 4 viteve që vijnë do të asfaltohet çdo rrugë e këtij rrethi nga Fierza deri në Koman, si dhe do lidhet çdo komunë e këtij rrethi me rrugë të asfaltuara, me rrugën kombëtare. Kryeministri u shpreh se do të jenë të shumta projektet që do të promovojnë Pukën turistike, me bukuritë mahnitëse që e rrethojnë, duke e shndërruar atë, në një nga trevat më të rëndësishme të turizmit malor. Kryeministri përmendi se në rrethin e Pukës, këto vitet e fundit janë  investuar në rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla, çerdhe, shërbim shëndetësor, ferma,etj,  mbi 22 milion dollarë, duke premtuar se gjatë 4 viteve që vijnë do të gjashtëfishohen investimet në rrethin e Pukës. “Një mirënjohjet thellë ndaj jush, ndaj të gjithë banorëve të këtij rrethi për mbështetjen e madhe që i keni dhënë Partisë Demokratike që nga themelimi i saj e deri më sot, mbështetje  e cila ka qenë jetike për të gjitha arritje që bashkërisht kemi shënuar në rrugën tonë të lirisë. Por unë jam sot këtu, për tu zotuar solemnisht para jush se suksesi personal të intelektualit tuaj të shquar, të qytetarit tuaj shembullor zotit Beqir Arifaj, në datën 8 maj, së bashku me Beqirin dhe deputetin tuaj Parruca do ta shndërrojmë në një sukses të gjithsecilit prej jush, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për komunitetin tuaj, për Pukën në tërësi. Në rrethin tuaj, përfshi bashkinë Pukë, këto vitet e fundit ne kemi investuar në rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla, kopshte,çerdhe, shërbim shëndetësor, ferma, mbi 22 milion dollarë. Ne kemi asfaltuar rrugë, kemi ndërtuar ujësjellësa, kemi rindërtuar shkolla, por unë jam sot këtu, për tu angazhuar para jush, se me zotin Beqir Arifaj dhe me zotërinjtë kryetarë bashkie dhe komunash të të këtij rrethi, gjatë 4 viteve që vijnë do të gjashtëfishojmë investimet në rrethin tuaj. Gjatë 4 viteve që vijnë ne do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij rrethi nga Fierza deri në Koman, do lidhim çdo komunë të këtij rrethi me rrugë të asfaltuara, me rrugën kombëtare. Do të ndërtojmë ujesjellesa në Pukë e kudo për ujë 24 orë. Do të rindërtojmë çdo shkollë dhe kopsht në mënyrë që fëmijët tuaj të shkollohen në shkolla të standardeve evropiane. Do të bëjmë gjithçka për Pukën turistike, Pukën  e bukurive mahnitëse. Do të bëjmë çdo gjë që pasuritë  e mëdha nëntokës dhe mbitokës së këtij rrethi të shndërrohen në vlera për qytetarët e saj”- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë iu referua edhe propagandës së shpifjeve dhe trillimeve të opozitës si dhe “rrugës së vetme” të Edi Ramës. Sipas kreut të qeverisë “rruga e vetme” është njësoj si sloganet e Partisë së Punës. Përmes saj, tha Berisha, Rama kërkon të bllokojë aspiratën e integrimit të Shqipërisë në mënyrë që të mbrojë peshkun e artë të kryesisë së PS. “Ju po dëgjoni tani, “rrugën e vetme”. Të dashur miq, kjo rruga e vetme është një slogan i marrë nga etërit e tyre, por natyrisht nuk ka domethënien që kishte në kohën e Partisë së Punës. Ka një domethënie të re. Domethënia e kësaj rruge është të votojnë çdo gjë, kundër interesit tuaj, të votojnë kundër rritjes së rrogave, të votojnë kundër rritjes së pensioneve, të votojnë kundër ndërtimit të rrugës së kombit, të bëjnë gjithçka për të bllokuar anëtarësimit në NATO, të votojnë kundër çdo ligji për heqjen e vizave. Të hedhë vallen në Shqipëri, në përpjekjen  e panjerëzishme për të futur vizat tuaja anë kuti, të votojë kundër amnistisë së bizneseve, të votojnë kundër faljeve të detyrimeve të energjisë dhe ujit për shtresat në nevojë. Në fakt, emrin e ka gjetur të bukur, se rrugë më të vetme se kjo nuk ka dhe nuk mund të bëhet, se ai në këtë ai ka bindje absolute se duke ju bllokuar ju do të mund të realizojë ëndrrën e tij të artë karrigen e kryeministrit. Ai ka bindjen e tij të plotë se duke ju bllokuar ai do të mund të mbajë gjithnjë në brez lugën e artë të bashkisë së Tiranës. Ai ka bindjen e tij të plotë se duke ju bllokuar ju, do të mund të mbajë peshkun e artë të kryesisë së PS. Kjo ishte njëra anë e rrugës së vetmisë, kurse ana tjetër është sharje, shpifje, mashtrime e trillime, jashtëzakonisht të largëta me moralin qytetar, jashtëzakonisht të papranueshme për moralin shqiptar”- deklaroi më tej kryeministri Berisha para qytetarëve pukjanë, në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, Beqir Arifaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›