Durrës, Xhaferaj: Do të përgjysmohen taksat për tregtarët brenda katër viteve

Kandidati demokrat: Çdo taksë do të vihet në bazë të shërbimeve që ofrohen
“Përgjysmim të taksave brenda katër viteve dhe heqjen e taksës për ato shërbime të cilat nuk ofrohen prej bashkisë, duke i dhënë fund kështu praktikave abuzive që janë aplikuar deri më tani nga bashkia e Durrësit.” Ka qenë ky premtimi I bërë nga kandidati I “Aleancës për Qytetarin”, për kreun e bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, në takimin me tregëtarët në tregun industrial të qytetit.
“Ne do të bëjmë çfarë është e mundur që të përgjysmojmë taksat brënda katër viteve të mandatit, ndërsa për ato shërbime, të cilat bashkia nuk I ofron, ju nuk do të detyroheni të paguani asnjë detyrim fiskal, sepse kështu funksionon në të gjithë vëndet” ,tha Xhaferaj ndërsa siguroi tregtarët për lehtësirat që do të ofrojë bashkia ndaj tyre.
Nga ana e tyre, vetë tregtarët u shprehen se “Ne paguajmë taksë ndriçimi dhe drita këtu nuk kemi. Ndërkohë që energjinë elektrike e kemi të nevojshme për punën tonë,kjo energji nuk na vjen. Paguajmë taksë gjelbërimi dhe as gjelbërim nuk kemi. Pse duhet të paguajmë atëhër, kur nuk na ofrohen këto shërbime?”
Më pas Xhaferaj, duke u futur në brendësi të tregut, pati mundësinë të kontaktonte thuajse më të gjithë tregëtarët të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre në regun industrial, duke u njohur në këtë mënyrë edhe më një sërë problematikash të tjera, siç janë sistemi i kanalizimeve përreth tregut si edhe tregtimet abusive, të cilat janë të vendosura jashtë tregut .
Edhe pse një treg i rindërtuar kohët e fundit, ai nuk ofron plotësisht kushtet e një tregu normal. Tregtarëve ju vilen taksa për shumë shërbime, ndërkohë që një pjesë e këtyre shërbimevë, siç edhe pohojnë vetë ata, nuk ju ofrohen. Rasti më konkret është tarifa e ndriçimit dhe ajo e gjelbërimit.
Sipas tregëtarëve, kjo tregon për një papërgjegjshmëri të punës së bashkisë në katër vitet që kaluan, gjë e cila ka rënë në kurriz të tyre.
Nga ana e tij kandidati Xhaferaj iu premtoi atyre se ai do të bënte të mundur që sistemi i vjeljes se taksave dhe ofrimi i shërbimit për këtë vjelje, të ishte i rregullt e në shërbim të të dyja palëve.