Berisha: “Rama, betejë me mullinjtë e erës”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Betejat me mullinjtë e erës janë beteja që shqiptarët i lexojnë dhe do ti lexojnë tek Don Kishoti i Servantesit, por asgjë nuk mund të pengojë ecjen drejt atij objektivi madhor që ata kanë, integrimi në Bashkimin Evropian”. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë së përurimit të Qendrës së Mbyllur të Emigrantëve të Parregullt, duke theksuar në fjalën e tij se “rruga e Shqipërisë për në Evropë është absolutisht e pandalshme”. Duke nënkuptuar me fjalët e lartpërmendura nismat ekstreme të ndërmarra së fundmi nga opozita si “beteja me mullinjtë e erës”, kryeministri Berisha la të kuptohet se ajo që paraqet interes për mazhorancën është vetëm çështja madhore e integrimit evropian të shqiptarëve. Ndërkaq, në fjalën e tij, ai nuk ka harruar të përgëzojë as Policinë e Shtetit, e cila me përgjegjësitë dhe me përmbushjen e detyrimeve të saj ka qëndruar në krye të përpjekjeve për tiu përgjigjur të gjitha kërkesave të Udhërrëfyesit për vizat.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010