Topi, Uidhers e Montobio kërkojnë zgjidhjen e krizës
Autori i Lajmit: Redaksia
Në kërkim të një zgjidhjeje për situatën politike në vend, presidenti Bamir Topi ka zhvilluar sot takime me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uidhers dhe ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse. Zyra e Shtypit e Presidencës sqaron se tema e takimit mes diplomatëve dhe Presidentit të vendit ka qenë gjetja e zgjidhjes për situatën politike në vend. Në njoftimin zyrtar theksohet se është diskutuar për “gjetjen e rrugëve kushtetuese” dhe nisjen sa më parë të dialogut. “Gjatë takimit u bisedua rreth situatës më të fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar situatën politike në vend”,- njofton Presidenca. Por jashtë vëmendjes së Kreut të Shtetit dhe diplomatëve më të rëndësishëm në vend nuk ka mbetur dhe reforma në sistemin e drejtësisë. Presidenti Topi dhe ambasadori Uidhers e ambasadori Montobio diskutuan edhe për nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor plotësisht të paanshëm e profesional, thekson njoftimi i Presidencës duke e lidhur në një farë mënyrë dhe situatën politike në vend me sistemin e drejtësisë.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010