E Diel, 1 Nëntor 2026

Gallach: “Pa u zgjidhur kriza, ska hyrje në BE”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryesuesja e radhës e BE-së, Spanja, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri që të kapërcejnë gjendjen aktuale dhe të shkojnë drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike. Një zëdhënëse e presidencës spanjolle, Cristina Gallach, i tha BBC-së se Shqipëria nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve evropiane në një gjendje të paqëndrueshme politike. Duke folur në Bruksel ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE-së, ajo tha se BE-ja i dërgon porosi të qarta qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të çështjeve që lidhen me përparimin e vendit drejt BE-së.

Cila është porosia e BE-së për udhëheqësit politikë në Shqipëri, pas 11 ditë të grevave atje?
Ashtu siç e kemi thënë, të gjitha vendet e BE-së, presidenca e radhës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në situatën e Shqipërisë ajo që na duhet është të lëvizim nga situata aktuale drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike. Dhe ajo që po ndodh është saktësisht e kundërta e kësaj. Nga ne do të ketë një porosi e qartë që të lëvizet drejt një situate kur qeveria dhe opozita do të kuptojnë rëndësinë e momentit në të cilin jetojnë, të rëndësisë vendimtare të çështjeve që vendosen në tryezë që lidhen me përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Prandaj ta rimendojnë sërish dhe të garantojnë që aktorët politikë të mbajnë qëndrime konstruktive.

Por a do të ketë një ndikim kjo krizë aktuale politike në Shqipëri në rrugën e saj drejt integrimit evropian?
Ajo që është e qartë është se nuk mund të ketë një ndikim pozitiv, sepse nuk është e mundur të ecet përpara me gjendjen aktuale jo të qëndrueshme.

Çfarë mund të bëjë BE-ja që të ndihmojë këtë vend për të tejkaluar dallimet?
Mendoj se kjo është një çështje që duhet tu adresohet pikë së pari udhëheqësve në Shqipëri. Sepse ata e dinë vullnetin e BE-së për të ecur përpara me Shqipërinë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë deri sa nuk ka një situatë të qartë dhe më të qëndrueshme.

Ky lajm është publikuar: 12/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›