Erion Braçe: “Qeveria po falimenton”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti Erion Brace deklaroi përpara kryeministrisë se opozita dhe populli që e mbështet atë, ka nisur një betejë për liri dhe demokraci. “Sot beteja më e madhe për liri dhe demokraci. Sot nuk kemi hyrë thjesht në ditën e 11-të protestës, sot në gjithë Shqipërinë ishte një ditë si ato të majit 1996, sot jemi 14 vite pas, por bëhemi bashkë 1.5 milion shqiptarë të përfshirë në betejën historike që po zgjat prej 8 muajsh”, – nënvizoi Braçe. Sipas Braçes, mirëqenia e qeverisë së Berishës është korrupsioni që po e çon vendin në faliment, por nënvizoi ai populli nuk duhet ta durojë më këtë gjendje. “Qeveria e Sali Berishës po falimenton dhe falimentimi i saj erdhi nga zgjedhjet, ky është falimenti i tij i dytë për 14 vjet. Nuk mund ta lejojmë më këtë njeri të falimentojë ekonominë e këtij vendi”, – tha Braçe.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010