PS: Gati për dialog, por tashmë i njihni kërkesat tona
Autori i Lajmit: Redaksia
“Gati për dialog, plotësoni kushtet tona”, kjo ka qenë fraza e Kreut të opozitës gjatë fjalimit të tij në protestën e radhës. Sikurse çdo pasdite tjetër, përpara selisë së Kryeministrisë, Edi Rama theksoi se shpirti opozitar mbetet i palëkundur për të çuar deri në fund kauzën për transparencën e plotë të zgjedhjeve. “Të jetë e qartë për të gjithë se manifestimet tona janë të një shpirti opozitar që nuk jepet dhe që qëndron i palëkundur, por që mishërohet përmes qytetarësh e qytetaresh që dalin në rrugë në shenjë solidariteti me këtë grevë urie, për të dëshmuar se zemra e kësaj proteste që rreh brenda kësaj çadre, pulson në të gjithë Shqipërinë”, - u shpreh Rama, duke iu referuar protestave të shumta të zhvilluara sot në të gjithë vendin. Në përgjigje të deklaratave të mazhorancës për dialog me opozitën, Rama nënvizoi se PS mbetet e hapur për dialog, nëse kërkesat e saj diskutohen një për një. “Duam që kërkesat e grevistëve të diskutohen një për një, në funksion të një zhvillimi të ri demokratik për vendin. Jemi të gatshëm për dialog, por jemi të palëkundur për të vazhduar protestën tonë”, - tha Rama. Protestues nga Dibra e Berati kanë zbritur në kryeqytet për të mbështetur deputetët grevistë, në ditën e 11-të të grevës së urisë. Me pankarta dhe flamuj nëpër duar, protestuesit e kanë nisur marshimin e tyre që nga Rruga e Durrësit, duke iu drejtuar më pas bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku edhe u zhvillua protesta e radhës e opozitës. Protestuesit e shumtë janë shoqëruar gjatë marshimit të tyre edhe nga forca të shumta policie.
Rama apel uniformave blu
Kryesocialisti foli për përplasjet mes manifestuesve dhe policisë duke u bërë thirrje uniformave blu të mos provokojë protestat paqësore të opozitës. “Dua ti them dy fjalë Policisë së Shtetit. Atje ku manifestimi nuk u provokua nga policia, gjithçka shkoi siç duhet, sepse kjo jona është një lëvizje evropiane, paqësore që kërkon ti hapë Shqipërisë rrugën drejt zhvillimit. Në ato raste kur policia ndërhyri, në mënyrë krejt të panevojshme u krijuan situata të panevojshme”, - u shpreh kreu i opozitës përpara mbështetësve të mbledhur në bulevard. Ndërkohë, Rama nënvizoi se protesta dhe kërkesat e grevistëve nuk janë përpjekje për të marrë pushtetin, por siç tha ai, janë sakrifica për të bërë që pushteti tu përkasë njerëzve. “Është koha që të gjithë shqiptarët që jetojnë mes 1000 peripecive, të gjithë ata që janë bashkuar me ne shpirtërisht, të hedhin tutje frikën, durimin dhe gjithçka që i pengon në shërbim të nevojës së tyre për liri dhe të drejta. Ritheksoj me forcë se ne jemi në këtë protestë më të vendosur se kurrë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, ku çdo njeri të jetë i respektuar në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë”, - vazhdoi më tej Rama.
Vizita në QSUT
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se ka vizituar gjatë paradites grevistët e shtruar në spital. Pas vizitës në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës ai u shpreh se u përkulet me mirënjohje grevistëve që janë shprehje e shpirtit opozitar të pathyeshëm e që habit shumëkënd. “Kjo është dhe dëshmia e një thirrjeje të jashtëzakonshme e një frike të patolerueshme për shkak të një pushteti që nuk buron nga vota e popullit. Nga ana tjetër, unë u jam mirënjohës të gjithë këtyre njerëzve që i bën disa cinikë, nga ata që quhen cinikë fashistë, që nxijnë faqe gazetash duke ironizuar e anatemuar për një grevë urie që është shprehje e virtytshme e një politike të njerëzve për njerëzit dhe me njerëzit”. Rama theksoi se opozita është gati për çdo zgjidhje që është në funksion të interesit publik. “Kjo është një politikë që nuk buron nga rruga e luftës për pushtet, por nga rruga e aspiratave që nuk mund të falen, shiten, blihen, aspirata pa të cilat nuk mund ta ndërtojmë dot Shqipërinë evropiane. Ne jemi të palëkundur e të pathyeshëm, jemi në çdo orë të gatshëm ti hapim rrugën zgjidhjes në funksion të interesit publik”,- theksoi Rama.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010