Patozi: “Të gatshëm për dialog me opozitën”
Autori i Lajmit: Redaksia
Mazhoranca është e gatshme ta zbatojë menjëherë propozimin e nisjes në Parlament të dialogut me opozitën, që të realizojë bashkarisht me të reformat, për të cilat ka nevojë jetike vendi. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni deputeti Astrit Patozi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke përshëndetur publikisht deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane, Filip Korderi, i cili bëri thirrje për ti dhënë një zgjidhje të shpejtë ngërçit politik të krijuar në Shqipëri, pas grevës së urisë. “Dëshiroj të siguroj PSE-në se ne jemi plotësisht dakord që të ecim përpara me reformën që do ti paraprinte zgjedhjeve të ardhshme në vend dhe transparencës së plotë të tyre”,- shtoi Patozi, duke përfunduar se “kjo mazhorancë i ka ofruar zotit Rama bashkëkryesimin dhe vendimmarrjen konsensuale të komisionit parlamentar që do të ngrihet për reformën zgjedhore dhe se i është kërkuar PS-së që të hartojë të gjitha amendamentet që dëshirojnë për kodin e ri elektoral, në dritën e sugjerimeve të raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e fundit të Shqipëri”.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010