E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha e Haxhinasto nisen drejt Brukselit

Berisha pritet të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE), i cili do të zhvillohet në 1 mars.

Samiti bashkon kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Evropë, anëtare të Partisë Popullore Evropiane, të cilët do të diskutojnë zhvillimin e një qasjeje të përbashkët të EPP-së mbi çështje evropiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.  Samiti i partive të djathta do të diskutojë gjithashtu edhe mbi proçesin e zgjerimit, konkretisht vendimin për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë dhe fillimin e proçesit të MSA me Kosovën.

Ndërkohë, ministri iHaxhinasto do të takohet në një drekë pune me komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fyle jashtë ambienteve të Komisionit Evropian. Në qendër të vëmendjes do të jenë  hapat që janë bërë deri tani për zbatimin e 12 rekomandimeve. 

Samiti i PPE-së do të moderohet nga Presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa etj., si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. /Start/

                                                                                             2012-02-29 15:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›