Rama: “Berisha është humbës, nuk ka mandat të dytë kryeministror për të”
Kreu i PS-së: “Ne jemi të vendosur për të ruajtur standardet dhe imazhin e vendit”. Rama: “Berisha po tenton të grabisë mandatet e fituara nga Partia Socialiste”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se kryeministri Berisha e ka humbur mundësinë për të pasur një mandat të dytë qeverisës. Sipas Ramës, vota e shqiptarëve më 28 qershor është kundër Berishës, por sipas tij kryeministri në detyrë po përpiqet që të fusë duart në kutitë e votimit për të tjetërsuar rezultatin. Kreu i selisë rozë theksoi se Partia Socialiste është e vendosur që të mos e lejojë Berishën të manipulojë zgjedhjet dhe aq më tepër të qeverisë vendin. Rama nënvizoi gjithashtu vendosmërinë e Partisë Socialiste për të mos prishur imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. “Sali Berisha është vetëm një kryeministër në detyrë, ai nuk ka marrë një mandat të dytë nga shqiptarët. Këtë sapo na e konfirmoi. Ashtu sikundër konfirmoi dhe se ka filluar përpjekjen për të peshkuar në anën tjetër individë, gjë që unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë ta arrijë, por edhe nëse e arrin, kjo nuk do ta shpëtojë dot nga e vërteta e parë që kemi sot, që Sali Berisha nuk ka një mandat të dytë dhe nuk do të jetë kryeministri i shqiptarëve pasi të dalë vendimi përfundimtar i popullit dhe ky vendim të fillojë të jetësohet në rrugën që përcakton Kushtetuta dhe ligji”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Akuzat
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po përpiqet që t’i grabisë mandatin e 9-të Partisë Socialiste, që ka fituar në qarkun e Fierit. Rama tha se Berisha po kërkon ta grabisë këtë mandat me forcë. Ai tha se Partia Socialiste është e vendosur për të ruajtur qetësinë, ndërkohë që kryeministri Berisha po provokon rëndë duke dërguar në qendrat e numërimit të votave arsenalin e Ministrisë së Brendshme. “Unë dje kam kërkuar nga të gjithë njerëzit që ne kishim në qendrat e numërimit dhe nga deputetët e pranishëm aty që të bëjnë ç’është e mundur për të garantuar qetësi dhe nga ana tjetër deputetëve i kam kërkuar që t’i kërkojnë qytetarëve të revoltuar për këtë stërzgjatje çnjerëzore të procesit të numërimit që të ruajnë po ashtu qetësinë dhe gjakftohtësinë. Gjë që kryeministri jo vetëm nuk e ka bërë, por përkundrazi, ka bërë të kundërtën, duke provokuar me forcat policore dhe njëkohësisht me agjentë krimesh e funksionarë të njohur të Ministrisë së Brendshme, të gjithë këtë proces që nuk po arrin dot të mbyllet për qarkun e Fierit, me gjithë vullnetin tonë të plotë”, - tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Aleancat
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendonte për vendimin e deputetit të LSI-së Dritan Prifti, Rama tha se kjo nuk është një çështje që i përkiste Partisë Socialiste. Ai deklaroi se shpresonte që në Parlamentin e ri të mos ndodhte fenomeni i “xhuvelizmit”, duke theksuar se nuk e besonte që të ndodhte një gjë e tillë. “Të gjitha ato që kanë të bëjnë me Partinë Socialiste dhe me mua personalisht janë ato që kam thënë dhe që thashë edhe sot. Ato që kanë të bëjnë me të tjerët janë në radhë të parë çështje që u përkasin të tjerëve dhe sigurisht që ne do të eksplorojmë të gjitha mundësitë që në radhë të parë, vendimi qartë deri tani i popullit sovran se Sali Berisha nuk duhet të jetë kryeministri i vendit, të mos deformohet dhe të mos anashkalohet duke i dhënë jetë një çfarëdo qoftë qeverie që dëshiron të lindë edhe një herë tjetër mbi truallin aspak të favorshëm për demokracinë dhe për proceset e modernizimit dhe europianizimit të vendit të xhuvelizmit. Por unë këtë jam i prirë të mos e besoj se do të ndodhë”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
3 Korrik 2009