E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pozita përmbysi zgjedhjet për të përmbysur demokracinë

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësiosht kandidati i saj për kryetar bashkie deklaroi se pozita po tenton të përmbysur rezultatin me anë të KQZ duke përmbysur kështu edhe demokracinë në vend. Ndërkohë që ka sjellë në vëmendjen e opinionit public se i njëjti institucion për të njëjtën situatë ka vepruar ndryshe.

“KQZ kërkoi numërimin e votave të gjetura, ashtu si historia e kësaj KQZ thotë se votat e gjetura jashtë nuk janë konsideruar të vlefshme, ndodhi ca nuk mund të ndodhë, për ekulibrat demokratik dhe kuadrin ligjor, sepse ky akt asgjeson edhe atë pak bashkëjetesë të brishtë midis opozitës dhe qeverisë. Tani pozita përmbysi zgjedhjet për të përmbysur demokracinë, kjo shkon edhe më tej se minon interesat e qeverisë, kjo është përmbysje Ku vidhet si sot hapur dhe egër në lirinë dhe të drejtat e saj dhe kandidati i saj fitues merreni me mend se cfarë mund të ndodhë nesër me cdo qytetar dhe votues socialist apo demokrat”,- deklaroi Rama.

Duke shprehur shqetësimin e tij për cënimin e votës së Tiranës kryetari i PS ka përforcaur deklaratat e kreut të grupit parlametar Gramoz Ruci se duhet një ndërhyrje për të ndalur qeverinë dhe të gjithë sipas tijë që ndihen të revoltuar nga kjo vjedhje të dalin në rrugë.

“Kjo ditë shënio pikën më dramatike të këtij populli në kërkim të demorkacisë është një pikë e fortë që nuk arsyeton. Kemi përpara ose humnerën ose malin lart ku duhet të ngjitemi për të shpëtuar demokracinë me gjitha sakrificat që kërkon rivendosja e të drejtës. Detyra ime e qartë të ndalim Shqipërinë nga humnera dhe të ngjjitemi në majën e lartë ku populli meriton të qëndrojë në liritë e veta të paprekura. Sot do thotë të bëjmë dicka më mirë me mendje dhe me trup për ta ndalur qeverinë. Revolta që zien në trupin e cdo shqiptari duhet të dalë rrugëve, të gjithë ata që të reveltuar e ndjejnë duhet të dalin në rrugë. Cdo shqiptar e ka kupuar qe sduhet të presë që jeta të ndryshojë për mirë pas kësaj vjedhje”,- bëri thirrje kreu I PS, Edi Rama.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›