Transferimi Formula 1 - Xhenson Baton, partneri i ri i Hamilton
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Xhenson Baton do të jetë partneri i Ljuis Hamilton në skuderinë MekLaren duke nisur nga sezoni i ardhshëm i Formula 1. Lajmi u bë i ditur nga vetë skuderia britanike, që do të ketë për pilotë dy kampionët e fundit të botës, duke u rikujtuar të gjithëve dyshen Alen Prost dhe Airton Sena. Baton ka nënshkruar një kontratë disavjeçare me MekLaren, por detajet ende nuk janë bërë të ditura. Britaniku fitoi titullin kampion me Braun GP në sezonin që sapo u mbyll, por sërish nuk arriti t’i bindte 100 % drejtuesit e saj. “Është gjithnjë një vendim i vështirë të lësh një skuderi ku ke qenë për shumë vite, por jeta është e mbushur me sfida. Fitova titullin me Braun GP dhe nuk do ta harroj kurrë këtë, por kisha nevojë të ndryshoja. MekLaren është një nga skuderitë më të mira në botë”,- tha Xhenson Baton. Ljuis është një pilot i talentuar, i cili ka siguruar respektin e të gjithë pilotëve të Formula 1, dhe unë jam shumë i sigurt se ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri”, - ka thënë Baton. Mediat britanike bëjnë të ditur se piloti 29-vjeçar do të përfitojë një rrogë prej afro 6 milionë paundësh në vit.
Firma
Xhenson Baton ka hedhur firmën në kontratën që do ta lidhë me skuderinë britanike të MekLaren. Piloti britanik i ka dhënë edhe më shumë ngjyra angleze skuderisë që me largimin e Mercedes dhe konfirmimin e Hamiltonit si pilot. Baton nuk arriti të zgjaste kontratën me Braun GP, tashmë Mercedes GP, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike, duke hedhur kështu sytë nga MekLaren që i ofroi një vend të sigurt. Nga ana tjetër, ish-shefi i tij, Ros Braun, shprehet se këto lajme nuk e kanë ndihmuar asnjëherë pilotin të afrohej me skuderinë për zgjatjen e kontratës. “E ardhmja e tij më e mirë është tek skuadra jonë”, - shtoi Braun.
Tërhiqet Raikonen
Ish-kampioni i botës në Formula 1, Kimi Raikonen, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më prestigjioze automobilistike, pasi nuk ka mundur të gjejë një skuderi të përshtatshme. Agjenti i finlandezit, David Robertson, ka thënë për BBC Sport se klienti i tij ishte munduar të arrinte një marrëveshje me MekLarenin, mirëpo drejtuesit e kësaj skuderie nuk ishin pajtuar ta paguanin aq sa kishte kërkuar 30-vjeçari. Robertson ka thënë se aktualisht klienti i tij është duke kërkuar të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në “rally”, edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Agjenti i ish-pilotit finlandez të Ferrarit, ka thënë megjithatë se Raikonen do të kthehet në Formula 1 në vitin 2011, për të tentuar ta fitojë Kampionatin Botëror. Ditët e fundit ishte folur për një marrëveshje të “Ice Boy” me skuderinë e Braun GP, por mesa duket, Kimi nuk ka pranuar asnjë destinacion tjetër përveç skuderisë me qendër në Uoking.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009