Sunderland-Arsenal Cana: “Ja si do ta ndal Fabregasin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Britani - Lorik Cana po mendon të rikthehet furishëm këtë javë në ndeshjen e Premierligës kundër Arsenalit. Futbollisti kosovar dhe njëkohësisht kapiteni i Sanderlendit ishte detyruar të qëndronte jashtë ekipit të tij, në humbjen 2:0 nga Tottenhami, pasi ishte i skualifikuar. Pasi është rikthyer nga angazhimet me Kombëtaren shqiptare, Cana ndihet i gatshëm për sfidën ndaj ekipit të Arsen Vengerit. Cana ishte ndëshkuar me karton të verdhë në barazimin 2:2 me Uest Ham United, i cili ishte i pesti për të, dhe kjo e la automatikisht jashtë ndeshjes së fundit. “Ishte shumë e vështirë për mua që ta shikoja ekipin tim nga ndenjëset e stadiumit. Unë nuk mund të bëja më shumë, ishte mjaft frustuese për mua. Por, unë nuk kisha zgjidhje tjetër. Ishte e rëndësishme për mua që të isha aty dhe t’i përkrahja bashkëlojtarët, pasi nuk mund të luaja. Ajo ndeshje, minimalisht duhet të kishte përfunduar në barazim, sepse ne luajtëm shumë mirë në 70 minutat e ndeshjes, ku ishim më të mirët në fushë”, - u shpreh 26-vjeçari për faqen zyrtare të klubit, safc.com.
Arsenali
Arsenal e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin. “Topçinjtë” po shijojnë një seri prej 13 ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha kompeticionet. Humbja e tyre e fundit daton me 12 shtator, kundër Mançester Sitit. Edhe pse do të kenë punë me njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë, Çesk Fabregasit, Cana thotë se ai dhe kolegët e tij do të mundohen që t’ia bllokojnë lojën kundërshtarit, për të arritur deri te rezultati pozitiv. “Arsenali ka një ekip mjaft të mirë, pa dyshim, dhe ata janë lart në tabelë, së bashku me Mançester United dhe londinezët e Çelsit. Ata po luajnë shkëlqyeshëm, veçanërisht në javët e fundit janë kërcënues si në shtëpi, ashtu edhe jashtë. Loja e tyre është e ndërtuar nga mesfusha, e cila me disa pasime të shpejta dhe me lëvizje të mira, arrin shumë kollaj deri te goli. Ne duhet të jemi të organizuar dhe të komunikojmë sa më mirë. Kemi futbollistë dhe taktikë për ta gjetur zgjidhjen e kësaj ndeshjeje”, - vazhdoi futbollisti kosovar. Sunderland ka treguar se mund të përballet edhe me ekipe të mëdha këtë sezon. “Macet e Zeza” arritën të merrnin plotë 4 pikë pas ballafaqimeve me ekipet e mëdha si Çelsi, Mançester United e Liverpuli, ku treguan paraqitje të shkëlqyera. Pikët mund të ishin 6, po të mos shënonte autogol Anton Ferdinandi i pafat, në ndeshjen e Old Traffordit kundër United, muajin e kaluar. Cana thotë se “Macet e Zeza” duhet të mësojnë që të jenë më të qëndrueshëm, në mënyrë që Sunderland të ishte në formën e duhur përballë djelmoshave të Vengerit. “Ndonjëherë, kur ne luajmë kundër ekipeve të mëdha, kemi përqëndrim më të madh dhe arrijmë shpirtin luftarak. Neve na nevojitet ta mbajmë atë ritëm gjatë gjithë kohës dhe të mos humbasim, siç ka ndodhur në 2-3 ndeshje. Mirëpo, të shtunën, unë jam i sigurt se ne do të jemi gati dhe se do të dalim mirë”, - përfundoi rrëfimin e tij Lorik Cana, i cili shumë shpejt ka hyrë në zemrat e tifozëve të Sunderlandit.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009