Berisha: Rama po nxin realitetin për kartat e identitetit
Kryeministri Sali Berisha ka gjetur momentin e duhur për tiu kundërpërgjigjur kundërshtarit të tij politik Rama për procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike, duke theksuar se ky proces do kompletohet para afatit. Kreu i qeverisë akuzon opozitën, e cila sipas tij po përpiqet më kot të nxijë realitetin dhe po bën një fushatë të pabazë mbi ecurinë e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.
Ky reagim i menjëhershëm, i kryeministri Sali Berisha është shfaqur në mbledhjen e qeverisë, në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, mbi ngecjen në vend të procesit. Rama nuk pohoi këtë fakt menjëherë pas takimit që zhvilloi me ekspertët e ODIHR-it, të cilëve gjithashtu u ka parashtruar shqetësimin e opozitës për ngecjen në vend të këtij procesi. Në formë kundërpërgjigjeje, kreu i qeverisë jo vetëm që nuk e pranon të vërtetë një fakt të tillë, por e cilëson procesin shumë të suksesshëm dhe një ndër më rëndësishmit në historinë e këtij vendi, duke lënë mënjanë etiketimin ngecje të kundërshtarit të tij politik, Rama. Me gjithë zhurmën e pa bazë të opozitës, e cila përpiqet me çdo kusht ta nxijë këtë proces, një nga proceset më të rëndësishme dhe më të suksesshme në historinë e këtij vendi, dokumente të cilat bëjnë që shqiptarët të barazohen me të gjithë qytetarët europianë, pra me gjithë fushatën nxirëse, siç ju e shihni, 277 mijë qytetarët kanë aplikuar për karta identiteti. Nga kontigjenti prej 700 mijë qytetarë që janë pa pasaporta, kanë mbetur rreth jo më shumë se 400 mijë, u shpreh Berisha. Kreu i Qeverisë garantoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë se këto zgjedhje do të kenë infrastrukturën më të mirë teknike që është siguruar në çdo proces tjetër zgjedhor që është realizuar në historinë e këtij vendi. Kryeministri i vendit shfrytëzoi këtë moment për ti bërë thirrje qytetarëve për të tërhequr kartat e prodhuara në Tiranë. Lidhur me këtë fakt, kreu i qeverisë premtoi se procesi i shpërndarjes në rrethe të tjera, do të fillojë shumë shpejt. Sipas tij listat paraprake janë publikuar dhe ato janë vlerësuar në tërësi si të përshtatshme nga bashkitë dhe komunat e vendit dhe se çdo lloj vërejtje dhe objeksioni ndaj tyre do të zgjidhet me shpejtësi dixhitale.
Berisha kundërshton Ramën: Jo karta falas
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë propozimin e kryesocialistit Edi Rama për shpërndarjen falas të kartave të identitetit para datës 28 Qershor për të gjithë ata persona që nuk disponojnë pasaportë. Sipas shefit të qeverisë, kërkesa e socialistëve ka për qëllim vetëm zhvlerësimin e kartave të reja të identitetit. Berisha ka deklaruar se askush nga qytetarët shqiptarë nuk do të marrë falas letërnjoftimet, duke kujtuar vitin 97 kur u aplikua për zgjedhje, votimi me karta që u shpërndanë falas, por që sipas kryeministrit më pas ato përfunduan në Lanë. Këto janë përpjekjet për ti shndërruar këto në letra për votim si në 97, ku ky dokument u dha gratis, dhe nga shumica e tyre përfunduan në Lanë. Këto janë përpjekje për të prishur procesin, theksoi kryeministri, i cili shtoi se këto janë letërnjoftime me të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të udhëtohet, sepse janë të pajisura me 2 çipe sigurie. Berisha kujtoi se qeveria po i shpërndan kartat e identitetit me një çmim nën kosto dhe po rimburson shtresat në nevojë. Masat e marra të qeverisë për uljen nën kosto të çmimit të kartave dhe konkretisht për buxhetorët me 20 për qind, për pensionistët me 35 për qind dhe për studentët dhe personat me ndihmë ekonomike me 46 për qind, kanë rezultuar pozitive, theksoi Berisha.